• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë lufte, kohë vendimesh të pazakonshme

by S M
21/03/2022 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

A mund të ketë një logjikë normale veprimi dhe sjelljeje, kur kohët janë anormale?! Aq më tepër kur jemi zyrtarisht në kohë lufte?! Kjo është dilema që kalon i gjithë kontinenti evropian dhe më gjerë i gjithë Perëndimi, një muaj pasi çmenduria e Vladimir Putin i ka vënë zjarrin Evropës, duke kërcënuar herë me bombën atomike, herë me krizën e tmerrshme energjitike e herë me stimulimin e fluksit biblik të mbi dhjetë milion refugjatëve ukrainas në shtëpitë e polakëve, sllovakëve e rumunëve apo moldavëve.

Është një kohë kur bota e zhvilluar po gjendet mes zgjedhjesh të cilat i kishte menduar vetëm si skenare filmash. Duhet rishpikur një strategji evropiane për sigurinë, duke nisur nga një forcë e armatosur e vendeve të kontinentit, duhet gjendur një zgjidhje sa më e shpejtë për energjinë, pas ndërprerjes graduale të furnizimeve nga tubacionet ruse të gazit që ushqejnë industritë gjigande të Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së. Nuk ishte i rastit vendimi i Belgjikës për të shtyrë përtej vitit 2025 daljen nga sistemi i prodhimit të energjisë me centrale bërthamore. Europianët po kuptojnë se duke u bazuar vetëm tek gazi rus, kanë bërë një gabim taktik që do ta vuajmë mesa duket të gjithë ne që jetojmë në këtë pjesë të botës.

Në Shqipërinë e vogël, hallet janë po aq të mëdha, në proporcion me përmasat e tregut tonë, por edhe për shkak të konjukturave gjeopolitike që na rrethojnë. Tre ditë më parë në bulevardin kryesor të Tiranës, protestuesit mbanin një parullë ku shkruhej “hajeni vetë miellin e serbit”! Një thirrje që s’ka aspak të sharë nga pikëpamja patriotike, por që bën shumë pak sens së pari për shkak se atë miell e kemi ngrënë prej vitesh edhe ne, edhe kosovarët. E së dyti, sepse sot është një kohë kur jo vetëm ne vihemi para dilemash të tilla. Edhe Perëndimi, fjala vjen, shkon e i lutet për naftë një despoti në shkretëtirën arabe, që urdhëroi copëtimin e më pas djegien e trupit të një gazetari në mes të Stambollit, apo troket në dyert e atyre që deri dje i ka sulmuar për shkelje të të drejtave të njeriut, si Irani e Katari. Në një aspekt më të gjerë, edhe Amerika duhet të rimendojë qasjen e saj ndaj Kinës, një aktor madhor i krizës, pas luftës së egër tregëtare që ka nisur mes dy palëve që nga koha e presidencës Trump.

Lufta në Ukrainë po i shtyn thellë e më thellë në një cep parimet e të drejtës e standartet demokratike, duke shtuar presionin mbi ekonomitë kombëtare të të gjithë hemisferës veriore.

Në inkubatorin e vogël shqiptar, kjo gjendje e re e pazakontë vjen edhe më e maisur, mbi trasenë e dy krizave të  vjetra, tërmetit dhe pandemisë, të cilat e kanë shkundur jo pak indin social të vendit, botën e sipërmarrjes dhe vetë shtetin.

Prej javësh paniku i luftës ka trazuar ekonomikisht skenën shqiptare. Nga një anë protestat që kërkojnë masa financiare, mbajtje nën kontroll çmimesh e tarifash, nga ana tjetër qeveria që për momentin reagon vonë dhe nën trysni, tenton të shtyjë sa më shumë që të mundet një skenar krize që do të sillte masa drastike për të gjithë shqiptarët. Kriza energjitike ka provokuar rritje çmimesh të pjesës më të madhe të tregjeve ushqimore dhe duket se po shërben si pretekst për spekulantët që të abuzojnë me çfarë t’ju dalë para: çmime, tarifa, gramatura dhe cilësi produktesh.

Në këtë sfond të maisur nga kriza ukrainase vjen e shtohet edhe një dimër i thatë dhe që po kompromenton rëndë asetin hidroenergjitik të vendit. Pamjet e Kukësit të vjetër në muajin mars janë një sirenë alarmi që nuk kanë nevojë për asnjë koment.

Këto rrethana duhet t’i bëjnë të gjithë më të përgjegjshëm: ata që kërkojnë dhe ata që kanë në dorë të japin. Që nafta do kushtojë më shtrenjtë këtej e tutje ky është një fakt që e jeton sot e gjithë Evropa. Edhe vendet rrotull nesh kanë bërë lëvizje çmimi, ndonëse jo të forta. Maqedonia ka njohur një lëvizje të çmimit të naftës nga 1.02 euro në dhjetorin e shkuar, në 1.43 euro në javën e fundit. Por që naftës i duhet hequr marzhi spekulimit nga çmimi për litër, edhe kjo është e drejtë dhe pjesërisht u provua nga zbritja e madhe e çmimit pas hyrjes në lojë të bordit të karburanteve.

Sa për qeverinë, u provua tashmë se protestat i bënë mirë sigurisë të saj të tepruar të dy javëve më parë, kur thuhej nga mëngjesi në darkë se “do të vuajmë”! Që do të vuajmë këtë që po ndodh, kjo është pak por e sigurt.  Por që të vuajmë në kufirin e 203 lekëve për litër, e jo në atë të 265 lekëve për litër, është diçka e drejtë dhe e merituar për çdo shqiptar. Kriza po ja heq arrogancën dhe kërkesat ultimative palëve dhe kjo është diçka e mirë. Javët që kemi pas nuk kalohen me kundërvënie mur me mur, por me ulje në tryezë, transparencë dhe mirëkuptim si nga ata që protestojnë,  ashtu dhe nga ata që vulosin.

Tabutë kanë rënë. Na pret një vit i vështirë sepse bota ka hyrë në një tunel të errët. Është mirë që të mos përballemi me logjikën e gjelave “ul çmimet, ose të vura flakën”, ose “dilni edhe 45 mijë në shesh po deshët, taksat nuk i heq”! Në kohën e turbullt që po kalojmë ngrefosjet i bëjnë keq më së pari atyre që hiqen si të sigurt në llogoret që mbrojnë.

Next Post
gjikondi

"Luli s'ka frymë"/ Gjikondi: Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Sakte MInxhozi, si gjithnje!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In