• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë krize! Ja tre ndryshime që duhet të bëni në dush për të kursyer para

by A R
18/03/2022 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dinamikat që po zhvillohen së fundmi në vende të ndryshme të botës, kanë ndikimin e tyre herë të drejtpërdrejtë e herë të tërthortë tek secili nga ne. Duke jetuar në një epokë me gjithnjë e më pak kufij, është thuajse pamundur të shmangësh ndikimin e një dukurie sado larg gjeografikisht qoftë ajo. Ndaj sot, të gjithë ndiejmë efektet e një krize botërore, që përkthehet në rritje çmimesh që nga faturat e ngrohjes deri te produktet ushqimore.

Por ndryshimet e vogla në rutinën tuaj mund të kenë një ndikim vërtet pozitiv, kështu që më poshtë po listojmë tre hapa të thjeshtë për të ulur koston e dushit tuaj të përditshëm dhe për t’ju kursyer një vlerë të konsiderueshme parash përgjatë një viti.

Tre ndryshime të vogla në rutinën tuaj të dushit për të ulur kostot:

Ngadalësoni rrjedhjen e ujit: Një kokë dushi me rrjedhje të ulët redukton përdorimin e ujit pa ndikuar në presion. Nëse keni një matës uji, atëherë përdorimi më i ulët është i barabartë me fatura më të ulëta, kështu që një kokë dushi më efikase mund t’i kursejë një familjeje tipike rreth 9500 lekë të reja në vit.

Por edhe nëse nuk keni një të tillë, do të ngrohni më pak ujë, gjë që mund të zvogëlojë faturat tuaja të energjisë me 8000 lekë të reja në vit.

Kohëzgjatja e duhur: Shumica prej nesh kalojnë rreth shtatë minuta në dush.

Por nëse e gjithë familja do të dilte vetëm një minutë më herët, do të kurseni rreth 8800 lekë të reja në kostot e energjisë, këshillon “Energy Saving Trust”.

Temperatura e duhur e ujit: Nëse kur hapni rubinetin ju del uji shumë i nxehtë e më pas duhet ta ekuilibroni me ujin e ftohtë, po shpenzoni para duke ngrohur ujin në mënyrë të panevojshme.

Sigurohuni që te parametrat e bolierit të ujit të keni edhe alternativën “temperatura e rrjedhjes” që përcakton se sa i nxehtë është uji. Aplikimi i kësaj mund të reduktojë në 8% çmimin e faturës së energjisë.

Mos neglizhoni rëndësinë e hapave të vegjël të përditshmërisë suaj, për të pasur rezultate të kënaqshme në një afat të gjatë kohor.

/a.r

Next Post
Paketat shëndetësore falas, Manastirliu: Shërbime cilësore dhe në kohë

Paketat shëndetësore falas, Manastirliu: Shërbime cilësore dhe në kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In