• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha që UT të drejtohet nga një jurist”, Dekani i Juridikut shpalos platformën për universitetin: Me 6 pika, si libër i hapur

by Ardit Rada
03/07/2020 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Artan Hoxha i cili është zyrtarisht kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës ka zbuluar sëfundmi platformën e tij me 6 blloqe për drejtimin e institucionit më të lartë të arsimit publik në Shqipëri.

Për News24 Hoxha thotë se është koha që për herë të parë UT të drejtohet nga një jurist, i cili si parim në jetën e tij ka ligjshmërinë por edhe garantimin e funksionimit normal të institucionit.

Ai shton se në platformën e tij do të jenë në vëmendje, pedagogët, funksionimi i universitetit, mësimdhënia, ndërkombëtarëizimi i UT, mundësia për studiuesit e huaj.

”Është një vendimmarrje jo shumë e lehtë, duke pasur parasysh që UT është institucioni më i rëndësishëm i arsimit të lartë publik. Marrja e përgjegjësive është përveçse nder dhe përgjegjësi e veçantë. Më është dashur të mendohem e konsultohem, me aktorë dhe faktorë brenda universitetit. Ka ardhur koha që pas shumë vitesh, të drejtohet nga një jurist. Gjithmonë është drejtuar nga profesione të tjera. Por Fakulteti i Drejtësisë, apo pozicioni i juristit nuk ka qenë. Për mua është sfidë. Një jurist që ta vënë përpara situatës do të ndjekë ato rregulla që një jurist ndjek, ligjshmërinë dhe garantimin e funksionimit normal, autonomisë, dhe përfaqëimit me të tretët.

Nuk jam as mjek, as specialist të kësa gjendje që po kalojmë si shoqëri, jo vetëm si vend, por duke e lidhur me arsimin e lartë, me zgjedhjet, duke filluar nga data 23 qershor, zgjedhjet për institucionet publike nuk i pengon asnjë element juridik, të zhjvillohet në kohën më të parë, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonsh.e Zgjedhjet duhet të ishin zhviluar në 10 maj. Ajo që nuk lejoi zgjedhjet, ishte fakti se ne u futëm në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Ministrja e Arsimit nuk ka kompetenca për të vendosur një datë tjetër subjektive, pas asaj që lejohet.

Ne do të zhvillojmë rregullat për distancën, dhe rregullat e tjera për të mos infektuar studentët dhe të tjerët. Institucionet e arsimit të lartë i kanë marrë masat edhe pse kushte nuk janë fort të përshtatshme.
Senati nuk është i ndarë, nëse Rektori e njeh KIZ apo jo, është problemi i tij. Institucionet e arsimit të lartë janë të tilla që Rektori nuk është institucion bllokues. Kur rektori në detyrim të ligjit thërret senatin, dhe hap procedurat për KIZ-in e ri, nuk i zhvilloi këto kompetenca, atëhere Senati u detyrua të mblidhet, edhe pse ftoi Rektorin, dhe të konfirmojë vazhdimin e funksionimit ët KIZ-it aktual, për përfundimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjet e KIZ-it të ri, pas zgjedhjeve në universitet.

Rektori Koni e sheh sikur zgjedhjet janë nga e para, dhe kështu nuk i përfundojmë dot zgjedhjet në 30 korrik.
Të gjithë kandidatët për Rektorë, Senat, shefa departamentesh, që në fillim të majit kanë aplikuar për kandidat, dhe presin zgjedhjet. Sot jemi në fillim të muajit korrik.
Padyshim që unë kam një platformë për drejtimin e Universitetit të Tiranës. Dua të ruaj pak përfundimin e afateve të procesit zgjedhor pasi të dielën përfundojnë aplikimet për kandidatë qoftë dhe për Rektori. Kryesisht janë të lidhura me misionin që ka institucioni, është e ndarë në 6 blloqe, ka në vëmendje mësimdhënien, studentët, pedagogët, ndërkombëtarizimin e universitetin, mobilitetet dhe mundësinë e zhvillimit të programeve në gjuhë të huaj, mundësi për studiuesit dhe studentët e huaj, kam një platformë që është si një libër i hapur, ofertë që do plotësohet, diskutohet, nuk do jetë thjesht fillimi dhe mbarimi i punës së Rektorit të ri. Do jetë oferta ime.”- tha Artan Hoxha.

Të dielën mbyllet procesi i kandidimit për zgjedhjet në UT, dhe për rektor deri tani janë Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi.

/e.rr

Next Post
Ruçi takim me Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi në koordinim me SHBA dhe BE

Ruçi takim me Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi në koordinim me SHBA dhe BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com