Gazetari i njohur Martin Leka ka ironizuar situatën që po kalon media shqiptare, ku dominojnë gazetarët që flirtojnë politikisht me partitë dhe ku biznesi kontrollon jetën e shtypit e të mediave.
“Në tranzicionin e stërgjatur demokratik, media si pjesë e shoqërisë ka mëkatet e veta, ndaj është fiks koha që të mos kemi më ndërtues që bëjnë gazeta e gazetarë që bëjnë pallate”, tha Leka në një fjalë të mbajtur në pritjen e Presidentit Meta me gazetarë të radiove.