• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha që opozita të ketë një qasje tjetër ndaj Reformës në Drejtësi!

by Java News
25/07/2021 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesëvjetori i miratimit të Reformës në Drejtësi përkon si për koincidencë me rikthimin në Parlament të opozitës shqiptare. Pesë vite më parë ishte pikërisht kjo opozitë që bashkoi votat me mazhorancën dhe i hapi rrugë ndryshimeve kushtetuese, për të nisur procesin e gjatë të Vettingut në sistemin e drejtësisë që nxori jashtë sistemit gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, që nuk justifikonin pasuritë.

Vendimi i parë i Vettingut ishte ai i shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese. Që nga ajo kohë shkallë e parë gjykimit, KPK ka dhënë 421 vendime në total, prej të cilave 174 janë konfirmime në detyrë, 155 janë vendime shkarkimi nga detyra, 56 janë vendime kur procesi është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjekteve të rivlerësimit, 8 vendime për pushim dhe 25 raste pa vendim përfundimtar dhe tre vendime për pezullimin nga detyra për 1 vit.

Shkalla e dytë e vlerësimit, KPA ka përfunduar shqyrtimin për 109 prej këtyre çështjeve. Në 79 raste është lënë në fuqi vendimi i KPK-së, në 17 raste ka rrëzuar vendimin e KPK-së dhe ka shkarkuar subjektet e rivlerësimit dhe vetëm në tre raste ka ndryshuar vendimin e KPK-së duke konfirmuar në detyrë të subjekteve të rivlerësimit.

Pas pesë vitesh kemi procesin e ripërtëritjes së institucioneve të drejtësisë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Parlamenti ka hapur procedurën për katër vendet vakante në këto institucione të drejtësisë, dy në KLGJ dhe dy në KLP. Dy institucione të rëndësishme që merren me emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky proces natyrshëm pritet të realizohet edhe me angazhimin e PD-së në Parlament. Por jo vetëm kaq, pas pesë vitesh është koha që edhe vetë Parlamenti të bëjë një analizë dhe bilanc për këtë reformë, për të shqyrtuar mundësinë dhe të ndryshimeve të reja të ligjore, për të cilën duhen 84 vota. Në tryezën e realizuar një ditë më parë u hodh ideja edhe të ndryshimeve të reja ligjore me qëllim përmirësimin e këtij procesi. Ndërsa veç KLGJ dhe KLP, pritet që edhe institucioneve të tjera të drejtësisë të jenë pjesë e ndryshimit.

Sot pas pesë vitesh, një pjesë e opozitës, veçanërisht LSI-ja e cila është me ashpër dhe anatemon reformën. PD-ja ka qenë më e rezervuar, ndërsa nuk ka ngurruar që të vlerësojë edhe punën e SPAK në arrestimin e zyrtarëve socialistë si kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe ish-zv/ministren e Brendshme, një qëndrim për t’u përshëndetur.

Nga tryeza e organizuar për reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në qëndrimet e tyre vlerësuan procesin e rezultatet e reformës në drejtësi. Këtu vlen të përmendet qëndrimi i ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili apeloi që pwr reforma në drejtësi  tw jetw e qwndrushme duhej angazhimi i lidershipit politik, duke nënkuptuar bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës.

“Prandaj më lejoni të përfitoj nga rasti sot për të kërkuar më shumë qëndrueshmëri, më shumë bashkëpunim dhe konsultim, si dhe më shumë udhëheqje nga të gjitha palët e spektrit politik, nga të gjitha institucionet e drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike”, u shpreh Soreca.

Pavarësisht skeptikëve, reforma në drejtësi ka pasur progres dhe se rezultatet e saj po ndihen dhe do të ndihen akoma më tej në forcimin e institucioneve dhe në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar. Vetë kryedemokrati Basha në qëndrimet e tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pati deklaruar se opozita ka një paketë kushtetuese që prek edhe procesin e reformës në drejtësi.

Prandaj është koha që opozita të ketë një qasje tjetër ndaj reformës në drejtësi, jo atë të anatemimit nga foltoret e selive, por të pranojë bashkëpunimin me mazhorancën në Parlament, qoftë edhe duke i miratuar ligjet e shumicës së cilësuar apo prekur Kushtetutën./Shqip

Next Post
Kur do të kapet “peshku i madh”? Ambasadorja e SHBA: Unë nuk jam peshkatare, është koha që të vazhdojmë përpara me reformën në drejtësi

Kur do të kapet “peshku i madh”? Ambasadorja e SHBA: Unë nuk jam peshkatare, është koha që të vazhdojmë përpara me reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In