• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Koha provoi se Kurti është demagog”, Baze: Nga sot kryetare e LDK është Vjosa Osmani, kurse Abdixhiku është ushtrues i detyrës

by A R
30/03/2021 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze, nuk ka kursyer kritikat ndaj LDK-së pas vendimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie për t’i siguruar kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente.

Në një prononcim për Periskopin, Baze deklaroi se “drejtuesit e rinj të LDK-së, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen edhe ata të pëlqyer”.

Më tej, ai ka folur edhe për kryeministrin Kurti duke e quajtur “demagog” që nuk ka asgjë “të vërtetë në identitetin e tij”.

“Siç e provoi koha, ai kishte fallco retorikën patriotike, kishte fallco idenë e Bashkimit Kombëtar, kishte fallco asketizmin e tij në jetën personale, kur “shiti” apartamentin e vogël për të financuar fitoren dhe tani u rehatua në një vilë 400 metra katrorë dhe ka skarco gjithë idetë e tij ekonomike, apo sociale.” – ka thënë Baze për Periskopin.

Më tej, Baze ka porositur LDK-në që t’i bëjnë opozitë Kurtit dhe jo t’i sigurojnë pushtetin.

Deklarata e plotë dhënë Periskopit:

Vendimi pasqyron pafuqinë e lidershipit të ri të LDK për të diktuar në skenën politike të Kosovës. Drejtuesit e rinj të LDK, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen dhe ata të pëlqyer.

Ky është një iluzion, që do ta bëj LDK edhe më të pafuqishme, edhe më të vogël.

Albin Kurti është thjeshtë një demagog, që nuk ka asgjë të vërtet në identitetin e tij. Siç e provoi koha, ai kishte fallco retorikën patriotike, kishte fallco idenë e Bashkimit Kombëtar, kishte fallco asketizmin e tij në jetën personale, kur “shiti” apartamentin e vogël për të financuar fitoren dhe tani u rehatua në një vilë 400 metra katrorë dhe ka skarco gjithë idetë e tij ekonomike, apo sociale. E vetmja gjë e vërtet që ka është dyshimi që ka tek SHBA dhe vendet perëndimore.

Tani është koha ti bëhet opozitë dhe jo ti sigurosh pushtetin. Pushtetin ai e siguroi me demgaogjinë e një lideri populist, kurse pushtetin po e siguron me inferioritetin e një lidershipi opozitar të kompleksuar nga fitorja e tij.

LDK e re , duke shpresuar se do bëhet e dashur për publikun, duke u bërë  e dashur për Albinin, do humbas dikur edhe publikun, edhe Albinin.

Një gjë është e sigurt. Nga sot kryetare e LDK është Vjosa Osmani, kurse Abdixhiku është ushtrues I detyrës.

Periskopi: Shkëlqim Beqiri

Next Post
Rama nxjerr pamjet nga sheshi ‘Shqiponja’: Lehtësohet qarkullimi pas hapjes së tunelit nr.4

Rama nxjerr pamjet nga sheshi 'Shqiponja': Lehtësohet qarkullimi pas hapjes së tunelit nr.4

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In