• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha për të parë përpara

by Java News
10/05/2021 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luigi Soreca, ambasador i BE-së në Shqipëri

Në Ditën e Evropës ne festojmë paqen, bashkimin dhe solidaritetin. Është një çast për të reflektuar mbi vitin e vështirë që lamë pas. Kjo ishte një periudhë si asnjë tjetër, kur pandemia preku çdo aspekt të jetës sonë. Shumë kanë kaluar përvoja të vështira personale, vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur.

Por ne kemi qenë gjithashtu dëshmitarë të shembujve të jashtëzakonshëm të dhembshurisë dhe mbështetjes. Këto vështirësi na vunë në provë në shumë mënyra, vetëm për të kuptuar se jemi më të fortë së bashku. Gjithmonë në situatat më të vështira kuptojmë se te kush mund të mbështetemi.

Përmes këtij guximi dhe solidariteti, tani ne duhet të shohim përpara, duke huazuar nga simbolika dhe kuptimi i thellë i kësaj dite. Evropa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo që i duhet Evropës dhe Shqipërisë tani – të farkëtojnë një bashkëpunim edhe më të fortë për të kapërcyer krizën pandemike dhe për të shpalosur një fillim të ri për të ardhmen e gjithë qytetarëve evropianë.

Që në çastet e para të pandemisë, BE-ja ka qenë krah për krah Shqipërisë për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike. “Askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt”, është thirrja jonë e përbashkët për veprim. Besnike ndaj këtij parimi, BE-ja i ka dhuruar Shqipërisë më shumë se 4 milionë euro pajisje të reja mjekësore në një vit. Falë Bashkimit Evropian, spitalet shqiptare tani janë të pajisura më mirë se sa ishin një vit më parë. Kjo është një shprehje e mirëfilltë e vlerësimit evropian për përpjekjet mbresëlënëse të bëra nga stafi mjekësor dhe ndihmësmjekësor shqiptar.

BE-ja ka dhuruar gjithashtu më shumë se 50 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe bashkitë, si dhe për të mbështetur arsimin dhe trajnimin në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë punë në vendin e tyre. Dhe pastaj, një muaj më parë, ne gjithashtu disbursuam 90 milionët e parë të ndihmës sonë makro-financiare.

Të jemi pranë gjithë shqiptarëve dhe t’i ndihmojmë ata me çdo mënyrë të mundshme është diçka pas së cilës jemi shumë të pasionuar. Në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ne kemi punuar pa u lodhur për të bërë të mundur një dhurim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh për ta ndihmuar Shqipërinë të trajtojë pandeminë.

E gjithë kjo ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme solidariteti nga BE-ja dhe gjithë Shtetet tona Anëtare. Si Ekipi Evropa, ne qëndruam përkrah Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës edhe në lidhje me vaksinat.

Ndërsa të tjerët, ende sot, e mbajnë prodhimin e vaksinave për vete, Ekipi Evropa u bë eksportuesi kryesor i vaksinave në mbarë botën dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të COVAX-it. Deri tani, më shumë se 200 milionë doza vaksinash të prodhuara në Evropë janë transportuar në pjesën tjetër të botës. Ndërsa këtë javë, sasia e parë prej 145,000 vaksinash Pfizer, të paguara nga BE-ja, kanë mbërritur në Tiranë me vizitën e Komisionerit të BE-së Olivér Várhelyi.

Kjo është një tjetër dëshmi se Evropa është këtu. Si donatori më i madh në vend, qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e përditshme të shqiptarëve, shumë më parë se Shqipëria të anëtarësohet në BE. Kjo është e ardhmja që aspirojmë për Shqipërinë.

Por Dita e sotme e Evropës ka edhe një rëndësi tjetër, pasi shënon fillimin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës – një udhëtim plot sfida për të rikrijuar më të mirën tonë. Ne po vendosim për më shumë investime, rritje të zhvillimit, digjitalizim të përparuar, një Evropë më të fortë në botë. Në këto kohë të vështira, në vend që të ngremë gardhe, ne po hapemi drejt së ardhmes. Në një ushtrim unik demokratik mbarë-evropian, ne kemi zgjedhur ta arrijmë këtë duke i dëgjuar me të vërtetë evropianët. Ne gjithashtu do të dëgjojmë njerëzit në Shqipëri, aty ku ata jetojnë. Sepse nuk mund të mendohet për të ardhmen e Evropës pa dëgjuar Shtetet e saj të ardhshme Anëtare në Ballkan.

Ne i japim formë këtij premtimi përmes mbështetjes dhe investimit tonë në shumë fusha në Shqipëri. Ne investojmë në arsim dhe kulturë, sepse besojmë se e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Evropës do të mbështeten mbi njohuritë dhe ndricimin e mendjes. Ne investojmë në rrugë për t’ju lidhur më mirë me njëri-tjetrin. Ne investojmë në bujqësi dhe mjedis për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

Ne gjithashtu qëndruam pranë popullit shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit dramatik të nëntorit 2019. Ne kemi dhuruar 115 milionë euro për 63 shkolla të reja, nga të cilat do të përfitojnë 20.000 fëmijë, si dhe për rehabilitimin e 40 siteve të trashëgimisë kulturore – një pasuri e jashtëzakonshme për turizmin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

Sot, ndërsa pandemia po bie në Shqipëri dhe vaksinat po bëhen më të disponueshme, ne duam të shohim përpara me shpresë dhe optimizëm. Të shohim përpara do të thotë që duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, Shtetet Anëtare vendosën të nisin negociatat dhe së shpejti ato do të vendosin për fillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Muajt e fundit kanë treguar përparim të vërtetë në shumë fronte. Ne jemi të bindur se tani është koha për ta bërë këtë hap të rëndësishëm.

Viti i vështirë që lamë pas vendosi gjithashtu kufij midis njerëzve, midis miqve, njerëzve të dashur dhe komuniteteve. Kontakti njerëzor është diçka humbjen e të cilit e kemi ndier thellë. Na ka munguar takimi personalisht me njëri-tjetrin. Gjatë këtyre muajve shumë të gjatë, mua personalisht më kanë munguar takimet me shumë prej miqve të mi shqiptarë dhe vizitat në Shqipëri.

Është kjo dëshirë për t’u takuar dhe shkëmbyer me ju që na nisi në udhëtimin e Javëve të Evropës të këtij viti. Kjo është po ashtu arsyeja kryesore pse kemi kërkuar që të kemi jo vetëm një ditë, jo një javë, por tri, për të vizituar bukuritë e këtij vendi dhe për të bashkëvepruar në mënyrë domethënëse me njerëzit.

Ne duam të arrijmë te shqiptarët atje ku janë. Në qytetet, në qytezat e fshatrat tuaja, në lugina e në male. Ne do të udhëtojmë për tri javë, duke u ndaluar çdo ditë në një bashki të ndryshme, shumica prej tyre bashki ku nuk kemi qenë më parë, për t’u takuar dhe për të qenë vërtet me njerëzit, si dhe për t’u thënë atyre që Evropa është këtu – për të mbështetur, për të mbrojtur, për të investuar dhe, sot, për të festuar.

Le të dalim së bashku nga kriza, duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.

Next Post
Horoskopi 18 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi i datës 10 Maj 2021/ Cilat janë shenjat më me fat në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Sherr me thika e mjete të forta në Tiranë, pranga tre personave, Policia zbardh ngjarjen

July 7, 2026
Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

July 7, 2026
Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

July 7, 2026
Plagosen tre vajza në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Durrës, dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

July 7, 2026
NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In