• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha për një opozitë “bio” në Shqipëri

by Artur Ajazi
30/05/2019 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Shqipëri ka ardhur koha për të patur një opozitë “bio”, e cila pasi të ketë lënë pas opozitaristët e vjetër, të ngrejë institucionalisht strukturat e një politike të re. E një politike të re dhe të përgjegjshme, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që sjellin dhe kultivojnë regresin gjithmonë kur humbin pushtetin, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që tallen me idealet dhe ndjesitë e lirisë dhe demokracisë, duke sfiduar ata që janë gjithmonë pro dhunës, shkatërrimit, tensioneve, bojkotit, ata që janë kundër reformave, ata që janë kundër arritjeve, sukseseve, integrimit, duke sfiduar ata që janë kundër hapjes së negociatave dhe kundër shqiptarëve.

Ka ardhur koha që ky vend të ketë opozitën e vet “bio” të pakopjueshme dhe të pandikueshme nga hijet dhe skutat e linjave ruso-serbe, ka ardhur koha që opozita e vjetëruar në të gjitha aspektet, në ide, programe dhe burime njerëzore, të shkojë atje ku e ka vendin. Ka ardhur koha që ata që ngrihen dhe mallkojnë gjithçka të bukur për këtë vend dhe për shqiptarët, të marrin shpagimin e duhur. Ka ardhur koha që elita intelektuale, të shkolluarit e përgjegjshëm të shembin muret e vjetra të një politike rrugore, e cila ka 30 vjet që mban në tension dhe ankth të përvitshëm shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.

Një opozitë “bio”, një opozitë e re, me mentalitet dhe ndjesi të reja mbi lirinë dhe demokracinë, do të ishte kthesa më historike e një vendi, që ka nisur të prekë shkallët e fundit drejt familjes së madhe europiane. Opozita e re, do të ishte sfida më e madhe ndaj një opozite të kalbëzuar, e cila merret me tjerrjen e skenareve, merret ditë e natë me industrinë e shpifjes, trillimeve dhe nxitjes së një lufte të ashpër klanore, klasore, e politike.

Opozita e re “bio”, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që i shërbejnë bodrumeve më të errëta të rajonit, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që mbushin xhepat dhe dyshekët me milionat e shqiptarëve dhe europianëve, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që nuk po lenë gjë pa bërë edhe tani në buzën e greminës, për të penguar zgjedhjet e lira, votimet e lira, dhe progresin euroatlantik të vendit.

Një opozitë e re “bio”, do të ndryshonte jo vetëm klimën politike në Shqipëri, jo vetëm do të shfrynte tullumbacet e rreme të një politike të vjetëruar, por do ti hapte rrugën forcimit të një oponence reale ndaj shumicës qeverisëse. Ata që mendojnë, deklarojnë dhe paralajmërojnë se “ne jemi opozita në Shqipëri dhe nuk ka tjetër”, ata që deklarojnë se “në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse nuk do ti lemë ne shqiptarët të votojnë” nuk janë më opozita reale e këtij vendi, por janë anarshistët historikë dhe fatkeqësia e tyre.

Aktualisht në Shqipëri, janë pjekur kushtet për një opozitë të re, e cila duhet të jetë e aftë të konkurrojë mbi bazë vlerash dhe asetesh intelektuale, mbi bazë idesh dhe programesh zhvillimi dhe integrimi. Faza nëpër të cilën po kalon vendi dhe politika shqiptare, kërkon angazhimin masiv të të rinjve, jo të atyre që dalin nga forumet e opozitës së vjetëruar, as të atyre që përleshen me policinë dhe djegin institucionet, por të atyre që kanë integritetin, seriozitetin e duhur e formimin e duhur arsimor dhe profesional. Një opozitë e re dhe krejtësisht “bio” sipas standardeve europiane, do të ishte fundi i atyre që lanë në mes të rrugës për interesat e pushtetit dhe xhepit votuesit e tyre, do të ishte fundi i atyre që ndjellin zjarrin dhe mezi presin të ketë një ’97 të dytë, për ti çuar në zero shqiptarët, dhe i atyre që ditën me diell bëjnë thirrje lufte.

 

Next Post
Publikohet foto, si u vra Bardhyl Tusha në burgun e Koridhalos

Publikohet foto, si u vra Bardhyl Tusha në burgun e Koridhalos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca e radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK

Verdikti që mban ‘pezull’ Kosovën, sytë te gjyqtarët në Hagë

June 28, 2026
Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

June 28, 2026
Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

June 28, 2026
U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

June 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

June 28, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

June 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In