• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Koha”: Pak tregti mallrash e shumë patriotizëm

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përreth mozaikut të hollit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë janë ulur të premten anëtarët e Kabinetit Qeveritar të Kosovës dhe të atij të Shqipërisë për të vazhduar traditën e përvitshme të takimeve që rëndom janë përmbyllur me një numër të madh marrëveshjesh.

Shtatë prej tyre janë firmosur edhe këtë ditë dhe fare pak është raportuar për shkallë zbatimi të tyre, shkruan Koha Ditore.

Kryeministrat Isa Mustafa e Edi Rama veçmas kanë folur me mburrje për rritje të shkëmbimit tregtar dhe për synimet e një tregu unik. Të njëjtën e kanë pohuar edhe ministrat nga e djathta e Mustafës dhe e majta e Ramës.

“Lehtësimi i mëtejshëm i çdo procedure që e pengon rrjedhshmërinë e shkëmbimit mes njerëzve dhe mallrave, në kuptimin strikt ekonomik dhe tregtar është objektiv dhe i patjetërsueshëm, dhe unifikimi i plotë i tregut të vendeve tona, si dhe konsolidimi i tregut të përbashkët energjetik janë korniza e këtij angazhimi”, ka thënë Rama. “Mjafton t’ju përsëris faktin se vetëm si rezultat i çka jemi angazhuar në mbledhjet e mëparshme të të dy qeverive, volumi tregtar në 2015-n me Kosovën ka prekur 200 milionë eurot”.

Por, të dhënat zyrtare flasin për një trend tjetër dhe tregojnë se çka në fakt shkëmbehet.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar raportin mbi eksportet për periudhën janar-prill 2016. Në pjesën që i referohet grupit të mallrave që janë eksportuar, është evidencuar e dhëna se gati gjysma e gjithë vlerës që shitet në Kosovë është skrap. I njëjti raport tregon rënie të eksportit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. (b.an)

Next Post

Si u bënë gazetarët të padobishëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In