• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha nuk pret…

by Artur Ajazi
13/03/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shteti duhet ti tregojë “dhëmbët” krimit. Duhet të ndeshet siç thonë “dhëmb për dhëmb” me bandat e vogla dhe ato të krimit të organizuar. Koha nuk pret…Bandat kanë rinisur të tregojnë se “nuk tremben nga shteti, ligji, uniformat blu”. Dhe kjo është alarmante. Dikush merr një makinë me qera, dhe vret 3 gra, plagos 3 të tjera dhe bëhet gati për vrasjen e katërt. Dikush merr një mjet tjetër me qera, kryen krimin mes ditës, mes qytetit dhe kryeqytetit, e djeg makinën në periferi, tmerron lagjet, fëmijët, burrat dhe gratë kalimtarë, dhe “ikën në drejtim të paditur”. Dikush tjetër vendos tritol mes lagjeve, mes natës dhe mes ditës, bandat e adoleshenteve zihen mes oborreve të shkollave, çahen dhe plagosen me thika dhe pistoleta, dhe askush nuk ngre zërin.

Koha nuk pret….Eshtë momenti që Policia e Shtetit, të flakë nga rradhët e saj të inkriminuarit, korrierët dhe sekserët e krimit që kanë mbushur postat dhe komisariatet, është momenti të largohen trashaluqët nga Qarkullimi Rrugor që puthen me rruçaçët dhe kriminelët dhe mbushin xhepat me para, është momenti të kalojnë në “sitë” të organeve  kontrolluese shefat e Antidrogës, Antikrimit, dhe Qarkullimit, që rezultojnë të padenjë për të mbajtur postet dhe uniformën e Policisë Shtetit.

Personalisht e kam njohur Muhamet Rrumbullakun kur ka qenë në krye të Drejtorisë Policisë Durrësit (dhe unë si gazetar atje) në kohën kur kryeministër ishte Nano. Kam respekt dhe e njoh si një profesionist të shkëlqyer. Por ka ardhur koha të shoshisë efektivat e Policisë Shtetit, ka ardhur momenti të vendosë ligjin dhe rregullin në komisariate dhe drejtoritë e policive. Koha nuk pret…

Krimi ka marrë “zemër”, dhe nuk po kursen njerëz të pafajshëm, po vret dhe plagos kalimtarë dhe punonjës kafanesh, që nuk kanë lidhje me shinjestrën e bandave. Koha nuk pret zoti Rrumbullaku, dhe nuk kërkon veprime kortezie ndaj kujdo që toleron aktet kriminale të banditëve, trafikantëve, rrugaçëve, qofshin ata edhe vartësit tuaj. Koha nuk pret zoti Rrumbullaku. Qytetarët presin masa rradikale  dhe rezultate, dhe jo shkresa me firmën tuaj drejtuar vartësve për “masa urgjente”. Çdo ditë e humbur kot, është në dobi të krimit dhe dëmin e Policisë Shtetit. El Savladori me mbi 6.5 milion banorë dhe me 1000 fishin e krimit që ka sot Shqipëria, i ka shpallur luftë bandave, dhe po ja del. Kurse ne, me çerekun e asaj popullsie, dhe me një krim ende të “parritur mirë”, duhet të shpejtojmë për të kapur majën e suksesit ndaj krimit  zoti Rrumbullaku.

Krimi luftohet me angazhime konkrete dhe jo efektiva që mbajnë vendin e punës me ndërhyrje  nga “miq të fortë” tek shefat e tyre. Koha nuk pret zoti Rrumbullaku. Vendi kërkon qetësi, qytetarët duan rend dhe siguri kur ulen të pijnë kafenë apo drekojnë diku, dhe jo të qëndrojnë me frikën se, dikush po hyn dhe hap zjarr  ndaj shinjestrës tij, duke marrë gabimisht jetë të pafajshme. Policia e Shtetit, i përket qytetarit, taksapaguesit shqiptar, dhe jo trashaluqëve të korruptuar dhe pazazitë  që kanë mbushur komisariatet, dhe që nuk kanë ndërmend të ikin pa mbushur xhepat me para të pista.

Ata nuk mund, dhe nuk duhet të baltosin emrin, punën dhe kontributin e shumicës së efektivave të Policisë Shtetit, që e duan dhe zbatojnë ligjin, por që në shumë raste dekonspirohen dhe njollosen nga të paudhët,  kolegë të tyre. Koha nuk pret zoti Rrumbullaku……

Next Post

Pronat e ushtrisë, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, ja çfarë thotë ministrja

Comments 1

  1. Rita says:
    3 years ago

    Shume e sakte

    Reply

Leave a Reply to Rita Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In