• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha në limite, Celibashi: Kemi ndërtuar strukturë të posaçme për votimin nga jashtë

by A R
24/07/2024 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër në Kuvend do shqyrtohet çështja aq shumë e diskutuar, vota e emigrantëve si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ende nuk dihet nëse palët politike do arrijnë konsensusin, ndërkohë që koha është në limite.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh sot se ky institucion ka “ndërtuar strukturën administrative të posaçme që ka përgjegjësi të dedikuar për votimin nga jashtë.”

Sipas Celibashit përgjatë muajve të fundit janë kryer konsulta të shumta me organizatat e shoqërisë cilive jashtë Shqipërisë.

“Nëse Kuvendi i Shqipërisë do kalojë ato çfarë mediatikisht përflitet, do duhet ta besojmë që ka qenë pjesë e kësaj shtyse dhe gjithë asaj që ne si institucion kemi bërë. Jemi konsultuar me organizatat e shoqërisë civile, më shumë me ato jashtë vendit. Ky proces ka qenë i shëndetshëm për palët pjesëmarrësit. Ndërgjegjësimi dhe gjithë aksioni që KQZ duhet të marrë për të informuar të gjithë votuesit që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Ne kemi zhvilluar aktivitete që lidhen me ndërgjegjësimin.”

“Pak kohë kemi në dizpocion, të paktën të mundësojmë votimin e atyre që kanë një interes. Sa i përket regjistrimit dhe identifikimit, do duhet të presim Kuvendin. Nga drafti kam parë që KQZ do shohë të gjitha kërkesat, ne kemi prezantuar disa elementë të sistemit për regjistrimin që do ofrojë garanci për integritetin e procesit. Do ketë dhe mekanizma monitorues të partive politike, për të parë që procesi zhvillohet në përputhje me Kodin Zgjedhor”, përfundon Celibashi.

Por çfarë propozojnë partitë kryesore për votën e diasporës?

Drafti i PS: Zgjedhësit jashtë vendit duhet të regjistrohen në listën e zgjedhësve. KQZ duhet të nisë hartimin e listës së zgjedhësve jashtë vendit 100 ditë para zgjedhjeve dhe e përfundon përpilimin e saj duke e bërë publike listën 50 ditë larg nga data e zgjedhjeve. Herësi të mos jetë më i madh se 7 mijë vota!

Drafti i PD: Lista e zgjedhësve jashtë vendit është një listë e vetme në shkallë vendi dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë.

Si opozita, ashtu dhe mazhoranca bashkohen në një pikë: Që shpërndarja e votave të bëhet sipas qarkut ku emigrantët kanë jetuar më parë.

/a.r

Next Post
Rusia ofron 22 mijë dollarë për qytetarët që do të luftojnë në Ukrainë

Rusia ofron 22 mijë dollarë për qytetarët që do të luftojnë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In