• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha, ilaçi më i mirë”, Basha sulmon Berishën: Huazoi akuzat e Ramës kundër meje!

by
10/09/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha menjëherë pas votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, është larguar nga salla për të mbajtur një prononcim për mediat jashtë saj.

Basha është shprehur se në sallën e kuvendit janë shkatërruesit e zgjedhjeve sipas tij të cilët kanë marrë peng vendin. Ai tha se Berisha huazoi akuzat e Ramës kundë tij.

“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.

Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

Pjese nga deklarata:

Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë duke nisur nga Edi Rama shkatërruesi i zgjedhjeve institucioneve dhe rendit kushtetues e reformës në Drejtësi dhe duhet të ishte para drejtësisë. Bashkë me të edhe monstrat e korrupsionit që e kanë bërë vendin më të korruptuar. Arben Ahmetaj, Beldina Balluku, Damian Gjiknuri. Të kapur në flagrancë në 2016 dhe  të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të ishte Taultan Balla krye shefi i bandave të Elbasanit dhe figuron në listën e zezë të Interpolit, për trafik droge e pastrim parash. Duhet të ishin para drejtësisë ato të dosjes 339, duhet të ishin edhe 3 të Tom Doshit e të Qefaliajt. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve. Një që do të shpëtojë duke lënë mandatin ndërsa tjetri është në këtë sallë. Është pakicë e krimit dhe e korrupsionit dhe bie mbi fatin e shqiptarëve. Në këtë sallë nga Vermoshi në Konsipol ta kthejmë në një fushë betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen e këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kanë shpërdoruar fondet publike dhe kanë shkatërruar zgjedhjet. Sot duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë se në këtë sallë është edhe dita e parë e kësaj beteje. Pakica që ka marrë peng shqiptarët është dhe mbetet pakicë.

/b.h

Next Post
Si duhet ‘trajtuar’ Berisha në Kuvend?

Si duhet ‘trajtuar’ Berisha në Kuvend?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In