• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha e PD ka mbaruar”, Kulluri paralajmëron krijimin e një partie të re: Kush do të rrijë në prehrin e Berishës…

by S T
26/08/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozitari Edvin Kulluri foli në Ditarin e pasdites në A2 CNN nga Bruna Çifligu për përpjekjet në krijimin e një partie të re të djathtë.

Kulluri u shpreh se po shkohet drejt përfundimit të një statuti të ri. Ai theksoi se nuk do të jetë një parti kryetari, por do të ketë debate dhe përfaqësim, ndërsa tha se beteja do të nisë me Kodin Zgjedhor, shkruan A2 CNN.

“Pas humbjes së gjyqit të 11 qershorit për të drejtën e përfaqësimit të PD, ne si Parti Demokratike zyrtare, siç e quajnë edhe mediat, u vumë përpara zgjedhjes së çfarë duhet të bënim. Të vazhdonim atë projekt politik të nisur nga 8 shtatori apo të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj loje tërhiq e mos e këput që vazhdon prej vitesh. Ne morëm vendimin për të vazhduar në këtë rrugë, për t’u ndarë nga ajo mënyrë funksionimi të PD-së për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2025 të vendosur e të qartë, duke mos lënë hije dyshimi për të mos ndërprerë atë rrugëtim për shkak të asaj që ndodhi me gjyqin. Ky është vendimi i drejtë dhe i duhur për disa arsye.

Nëse mblidhen firmat do të shkojnë menjëherë në gjykatë për t’u regjistruar. Po shkojmë drejt përfundimit me një statut akoma më të përmirësuar se ai i miratuar në shtatorin e kaluar. Nuk synojmë një parti kryetari, por të përfaqësojë sensibilizuesit kryesorë, ku të ketë sa më shumë kolegjialitet, sa më shumë debat dhe përfaqësim, prandaj e nisim këtë betejë me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Kulluri në A2 CNN.

Më tej, Kulluri foli edhe për Partinë Demokratike, ku tha se i ka mbaruar koha politike dhe ka mbetur vetëm një kujtim i asaj që ka qenë.

“Mendojmë se koha politike e Partisë Demokratike ka mbaruar. PD-ja është një parti e cila tashmë është kujtim i asaj që ka qenë, nostalgji e asaj që ka qenë, e cila që nuk i përfaqëson më vlerat prej kohësh. Unë jam mundur për të këshilluar PD-në që prej vitit 2017, por elektorati i djathtë nuk e gjen sot veten te PD-ja prej vitesh. Në këtë dilemë, vendosëm të vazhdojmë atë rrugë që kemi nisur. Kushdo pastaj të rrijë nëpër dyert e gjykatave apo të rrijë në prehrin e Berishës mund të qëndrojë aty.

Nga i gjithë ky spektër i partive të vogla i vetmi njerëzish që janë të qartë të djathtë jemi ne Dashamir Shehi dhe ndonjë deputet tjetër”, u shpreh Kulluri.

Next Post
Tragjike në Berat! Burri vret veten në banesën e prindërve të gruas

Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In