• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e fisit të çartun

by Frrok Çupi
05/01/2026 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A janë të çartun këta që në këto kohë moderne po tentojnë të ngrehin fisin kundër të gjithëve?

Këto kohë, më së shumti po flasim në dialektin geg, edhe kur është edhe kur nuk është nevoja. ‘Çartun’, për shembull, është  fjalë që nuk kuptohet në krahinat e Toskërisë, madje as në Shqipërinë e mesme gege.

Ka kuptimin e ‘jashtë kohe’, ose edhe ‘të pa arsyeshmes’. Trimi i çartun është njeriu pa produkt, si fishekzjarrë. A është i çartun vetë fisi, domethënë a është i kapitulluar?

Nuk kam kaluar këto ditë pranë atij pisllëkut që kanë bërë disa trima fisnorë në bulevardin më të madh të Evropës Lindore, ‘Dëshmorët e Kombit’. Por më bën përshtypje lidhja: Njëri është i dikujt, tjetri i dikujt tjetër…, me fise gjenetike ose politike. Dëgjova njërën prej tyre. Mbiemrin e kishte ‘Haklaj’, s’e mbaj mend emrin. Thërriste n’kupë të qiellit se ‘pa rrëzuar Edi Ramën nuk ka liri!’. Mirë kjo, por nga vjen? Çfarë po kërkon si pjesë?

Mbiemri, domethënë fisi, më krijoji asosacione të ngatërruara. Haklaj shfaqet herë kështu e herë ashtu. Haklaj është në Tropojë, një fis i fortë në Kërrnajë. Në një reportazh të prurë nga një dëshmitar nga kulla e famshme Haklaj, shkruhet:

“Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historike!”.

Nga ky fis, që nga maji i vitit 1997, janë vrarë 14 burra, pesë prej të cilëve vëllezër, djem të Muharremit. I kanë djegur kullën dhe u kanë dhunuar varret e të vdekurve. Babai i madh ka marrë rrugën e jeton në Nord të Evropës. Edhe i biri, më i madhi, që mbeti gjallë. E bija, që mbiquhet edhe Shotë, po të njëjtën rrugë ka bërë.

Për tragjedinë e fisit të Haklaj, fillim e fund, është drejtuar gishti nga Sali Berisha. Vetë Saliu e kreu tragjedinë e treguar po për shkak të fisit. Kur mori pushtetin politik, tentoi të marrë edhe pushtetin Fisnor. Por fisi i tij në Tropojë nuk ngrinte peshë. Atëherë i hyri fisit Haklaj dhe e rrënoi.

“Kulla e fisit Haklaj nuk ka dritë”, shkruan reportazhi. Megjithatë dikush, Haklaj, thotë se ka dalë prej asaj kulle e po dëshmohet ‘e çartun’ në bulevardin e Tiranës.

Kulla është ndarë në disa fise. Disa prej tyre janë me Berishën, edhe pse i rrënoi. Një tjetër herë  deputet me Berishën, e herë kundër. Një tjetër vjen në bulevard në krah të Lapaj. Vetë Lapaj ka fiisn e vet diku në Jug; gjithë fisin e kishte bërë kandidat për deputet. Një fis të dytë ka vjehrrin, i cili lidhet fillimisht me fisin ‘e Plepave’ ku u rrënua Drejtësia dhe fitoi korrupsioni gjakatar. Herën e fundit mund të hajë prapë fisin Haklaj.

Po t’i shikosh të gjithë në ata dhjetë vetë që zënë bulevardin, të gjithë janë dy a tre fise. Edhe në Partinë e Berishës nga merr lëng pisllëku në bulevard, është me fise. Fisi i Kukësit, fisi i Kosovës, fisi i Hasit, fisi i Brrakës, fisi i Lirisë.

Ideja dhe frymëzimi në politikën e tyre vjen nga fisi; asgjë nga jeta sot, as nga parimet e demokracisë. Shqipëria po ankorohet në Bashkimin Evropian, këta janë me fisin. Brenda fisit, dikush me socialistët, dikush me saliistët, dikush me Llapën. Ku të dalë diçka.

Vetë bulevardi i madh, më i madhi në Europën Lindore, është një urrejtje e tyre. Prandaj edhe e pushtojnë sepse e duan për fisin e tyre. Fiset kur zënë një plaçkë të lavdërueshme, e hanë për vete.

Fisi në Shqipëri dhe në Ballkan është vetë thelbi dhe zemra e Mafies. Xhavier Raufer, një studiues i njohur i Mafies në Ballkan, shkruan se në Shqipëri mafia është një shoqëri sekrete brenda fisit ose familjes. Anëtarët bashkohen me një gangster nga  kooptimi familjar. Familja vdes, por ‘familja” vazhdon gjatë.

Ja kështu po e shoh. Një gjë nuk di: Vallë ç’anë do të mbajë Shota e Haklajt që është betuar, në një sens tjetër, për fisin?

Next Post
Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In