• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

by A R
26/02/2026 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, edhe sikur të kthehej pas në kohë, do ta zgjidhte sërish reformën në drejtësi, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka dështuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist kreu i qeverisë theksoi se ta quash reformën në drejtësi dështim nga pozitat e atyre që e projektuan dhe miratuan, do të thotë të mos shohësh përtej kostove të momentit.

“Në një bisedë mes shokësh mu tha copë që unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Jam i bindur që jo vetëm ata por do ketë plot këtu që mendojnë njësoj si ata i përmbledhin me në një fjalë që unë nuk e kam thënë e nuk do ta them; dështim ta quash dështim reformën në drejtësi je në të drejtën e detyrën tënde për të vënë alarmin por ta quash dështim nga pozitat e grupit projektues e miratues të saj do të thotë që të mos shohësh më larg ditës së sotme e mos llogarisësh përtej kostove aktuale dhe mos vlerësosh më shume se vetë komoditetin tënd. Unë jam kokëfortë në bindjet e mia. Nuk gjej asnjë arsye strategjike për ta pranuar opinionin se reforma në drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht 100 herë do të zgjidhja reformën në drejtësi”, tha Rama.

Rama tha se koha e dorëheqjeve morale do të vijë, por vetëm pasi të kalojë, sipas tij, faza revolucionare e pavarësisë së drejtësisë. Sipas tij Shqipëria aktualisht figuron me rekord të zymtë europian.

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë, por pasi të kalojë kjo fazë revolucionare e pavarësisë së drejtësisë ku Shqipëria figuron me rekord të zymtë europian që unë e përsëris dhe u fut edhe në Guinnes si vendi unikal i historisë së botës, ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori për të pezulluar një ministre apo një gjykatës Apeli i jep të drejtë vetes që t’ia kërcasë kokës dyfish dënimin atij që shkon ankohet për të marrë një dënim më të lehtë. Këto janë rekorde për Guinnes nuk kanë ndodhur ndonjëherë”, tha Rama.

Next Post
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In