• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e çështjes çame

by Shaban Murati
06/06/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shaban Murati

Në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ardhur koha kur nuk mund të shtyhet më hapja e tratativave serioze dypalëshe për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes çame. Është një çështje, përgjegjësia për moszgjidhjen e së cilës ndahet midis shtetit, që e shkaktoi dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes. Çështja çame është çështje politike e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse lindi si çështje politike dhe në këtë gjenezë qëndron pikënisja e zgjidhjes së saj. Çdo përpjekje apo teori për reduktimin e saj në një çështje pronash apo gjykatore, është një shtrembërim i karakterit të saj dhe një vonim pa fund i zgjidhjes së saj.

Në këtë këndvështrim të gabuar diplomatik dhe shtetëror kanë rënë edhe disa qeveri të Shqipërisë së periudhës postkomuniste, të cilët kanë pranuar për shkaqe, jashtë dhe në dëm të çështjes çame, që ajo të përkufizohej si objekt kërkimi pronash. Ky gabim strategjik u sanksionua edhe me Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të 21 marsit 1996, i cili ligjëron këtë deformim dhe sfumim të çështjes çame dhe i cili është një traktat, që nuk ka zgjidhur asnjë problem dhe konflikt të vjetër apo të ri midis dy vendeve.

Problemi i pronave apo i kthimit të pronave është një element i çështjes çame, por nuk është as thelbi dhe as identiteti i saj. Çështja çame si çështje politike kërkon tërheqjen e shtetit grek nga akuzat antiligjore kolektive ndaj një popullsie të tërë. Kërkon që shteti grek të kërkojë falje për deportimin me dhunë të një popullsie të tërë nga trojet dhe nga shtëpitë e veta. Kërkon rikthimin e kësaj popullsie të deportuar në vendin, ku ka jetuar prej dhjetëra shekujsh. Kjo është baza politike e zgjidhjes së çështjes çame dhe që përbën dhe themelin e trajtimit diplomatik të saj, si pjesë përbërëse e dosjes së marrëdhënieve dypalëshe. Kjo bazë politike duhet të vendoset në tryezën e bisedimeve midis dy shteteve, si një nga kërkesat kryesore dhe të vazhdueshme të diplomacisë dhe të shtetit shqiptar përballë shtetit fqinj.

Po flitet shumë për ligjin absurd të luftës, heqja e të cilit duhet të kishte qenë kusht, qysh kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1971 dhe aq më tepër kur u nënshkrua Traktati i Miqësisë në vitin 1996. Tani që absurditeti i mbajtjes së këtij ligji ka tejkaluar kufijtë e mbingopjes, diplomacia greke po kërkon jo vetëm ta shesë shtrenjtë, por edhe të kërkojë lëshime sovraniteti si kompensim nga Shqipëria. Ministri i Jashtëm grek po vjen me një blof të ri diplomatik, të cilit i ka vënë emrin “paketa e zgjidhjes së problemeve dypalëshe”, ku ka listuar si kuotë të lartë në bursën diplomatike ligjin e luftës. Heqja e ligjit të luftës është detyrim i vjetër individual i shtetit grek dhe nuk ka asnjë logjikë të futet në tratativa dypalëshe dhe as të shpërblehet me ndonjë kompensim të ri nga shteti shqiptar.

Kushtëzimi artificial i heqjes së këtij ligji nëpërmjet të ashtuquajturës paketë zgjidhjesh të problemeve greko-shqiptare dhe aq më keq, pretendimi grek për ta futur me ndonjë amendament të ri në Traktatin e Miqësisë, është një truk diplomatik për t’i shitur diplomacisë shqiptare ajër. Heqja e ligjit të luftës jo vetëm është detyrim i vjetër i individual i shtetit grek, por abrogimi i tij duhet shoqëruar me shfuqizimin e njëkohshëm të të gjitha ligjeve, akteve ligjore dhe qeveritare, që derivuan prej tij me qëllim që ai të mos ketë asnjë efekt ligjor mbi të drejtat pronësore të popullsisë së dëbuar çame. Çështja çame është e ngjashme me atë të popujve dhe popullsive të deportuara me dhunë gjatë Luftës së Dytë Botërore me dypakuzat e pabaza dhe të padrejta kolektive për gjoja bashkëpunim me fashizmin.

E kam shkruar që vitin e kaluar se Greqia duhet të ndjekë shembullin e Rusisë, e cila arriti që ta pranojë fajin e regjimit stalinian për dëbimin e tartarëve të Krimesë në vitin 1944 dhe i ktheu ata në tokat e tyre. Është një precedent ndërkombëtar, të cilin duhet ta përdorë diplomacia shqiptare në tratativat e saj me partnerët grekë. Vendosja e çështjes çame si çështje politike dhe diplomatike midis dy shteteve do të ndihmojë të ndërtohet një simetri marrëdhëniesh të barabarta midis dy shteteve fqinje, anëtarë të NATO-s. Trajtimi dhe përpjekjet për të zgjidhur çështjen çame nëpërmjet tratativave midis dy shteteve do të thotë ndërtim real i masave të besimit midis tyre. Nuk mund të vazhdohet më me asimetrinë kronike të marrëdhënieve dypalëshe, ku diplomacia greke krijon një konflikt diplomatik nga një çështje inekzistente si ajo e detit dhe cilëson si inekzistente një çështje reale historike dhe politike si çështja çame.

Vështirë të flitet për barazi marrëdhëniesh, duke ndërtuar pa kriter varreza të ushtarëve greke në territorin shqiptar dhe të harrohet se kur janë zhvilluar bisedime në vitin 1995 midis dy ministrive të Jashtme për varrezat, pala greke ka pranuar të ndërtojë memorial të partizanëve çamë të vrarë në territorin e Greqisë. E harroi qeveria greke atë reciprocitet, por e harroi edhe qeveria e Shqipërisë, e cila i dhuroi palës greke marrëveshjen e dyshimtë për varrezat. Çështja çame është çështje shtetërore, që imponon veprimin dhe angazhimin për zgjidhjen e saj të cilësdo qeveri që vjen në pushtet. Ndaj nuk mund të quhet se është parti shqiptare dhe atdhetare cilado parti, e cila nuk përfshin në programin e saj zgjidhjen e çështjes çame. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë reciprokisht të rëndësishme për të dyja shtetet dhe po kështu, është reciprokisht e nevojshme për të dyja shtetet zgjidhja e çështjes çame.

Ndër sugjerimet, që mendoj se ndihmojnë në këtë drejtim janë: 1- Çështja çame të përfshihet në çdo lloj amendimi të Traktatit të Miqësisë midis dy shteteve. 2- Qeveria greke të heqë akuzat e padrejta të fajit kolektiv dhe t’i kërkojë falje popullsisë çame për deportimin e saj me forcë. 3- Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke kthimin e popullsisë së dëbuar çame në trojet dhe shtëpitë e veta. 4- Qeveria shqiptare të kërkojë nga Greqia që komunitetit çam të dëbuar t’i njihet statusi i pakicës kombëtare, të cilin e kanë pranuar qeveritë greke para Luftës së Dytë Botërore.

Next Post

Liz Hurley, 50-vjeçarja merr rreze dielli topless në oborr (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In