Sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një 49-vjeçar. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se në kuadër të operacionit “Kodrina” u bë e mundur prangosja e Fatmir Halilit, 49 vjeç, banues në kryeqytet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6, gjatë kontrollit të banesës së Halilit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa thasë me drogë. Mësohet se janë sekuestruar 9 pako të paketuara me natriban me kannabis dhe disa degë bime kanabis me një peshë të përgjithshme rreth 50 kg. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
ma.me