Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur Ramës duke shprehur kënaqësinë që ai e mirëpret një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Varhelyi i rikujton Ramës se do të ishte e matur të pritjes opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.
Një ditë më parë, kryeministri u shpreh se e mirëpret mendimin e Venecias, por Kuvendi nuk do të humbasë asnjë ditë për ta votuar Kodin e ri Zgjedhor pas kthimit nga Meta.
Reagimi i Komisionerit:
Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.
/a.r