• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi Zgjedhor/ A i prish zgjedhjet e 18 qershorit bojkoti i opozitës?

by Java News
13/03/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodi Zgjedhor, i miratuar me konsensus mes dy forcave të mëdha politike në vend PS- PD që në vitin 2008, bën të pavlefshëm bojkotin e çdo force politike  sado e madhe apo e vogël qoftë, në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje. Për rrjedhim edhe bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja së bashku me aleatët e saj të vegjël, ligjërisht nuk sjell asnjë pasojë për procesin zgjedhor. I vetmi dëm është ai moral. Por ligjërisht bojkoti s’ka kurrfarë vlere, konkludon analiza e mëposhtme e Javanews.

Që kur u ulën në tryezë për të negociuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2008, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit 2009, ish- kryeministri Berisha, njëkohësisht në atë kohë edhe kryetar i PD-së, bëri kujdes që të mos i përsëritej i njëjti skenar i bojkotit të zgjedhjeve të 28 majit 1996, të cilat u bojkotuan nga opozita e asaj kohe (PS) për shkak të manipulimeve masive të tij dhe të PD-së. Ngaqë ishte “djegur nga qumshti’, në 2008 Berisha bëri kujdes që ti ‘frynte dhe kosit”. Për të parandaluar skemat e bojkotit PD dhe PS ranë dakord për krijimin e mekanizmave ligjor tw cilat bëjn të pavlefshëm bojkotin apo bllokimin e zgjedhjeve nëpërmjet skemws sw bllokimit të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, duke mos propozuar anëtarët brenda afatit ligjor.

Pse është e dështuar strategjia e bojkotit

Strategjia e bojkotit nga ana e PD nëpërmjet bllokimit nuk mund të funksionojë në rastin e KZAZ-ve, të cilat kanë një rol specifik për administrimin e zgjedhjeve parlamentare. Kodi Zgjedhor, i votuar me konsensusin e të gjitha partive parlamentare, jep zgjidhje nëse PD dhe PR i shkojnë deri në fund aventurës për të mos paraqitur komisionerët. Konkretisht, pika 5 e nenit 29 e Kodit Zgjedhor, parashikon që, nëse partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar, konkretisht brenda datës 5 mars, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Në rastin konkret, komisionerët e PD-PR, u kalojnë PDK, LZHK apo PBDNJ.

Por edhe në rrethanat që Ndoka, Shehi dhe Dule mbajnë të njëjtin qëndrim si Basha, pra që propozojnë anëtarë për KZAZ në vend të PD dhe PR, Kodi Zgjedhor sërish parashikon një tjetër mekanizëm për konstituimin e KZAZ. Pika 5 e nenit 29 të Kodit Zgjedhor parashikon që, nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Pra, KQZ do të emërojë vetë anëtarët, por nga ana tjetër, opozita do të ketë afat deri në datën 18 Maji, për të paraqitur komisionerët. Për të mundësuar bllokimin e zgjedhjeve, opozita mund t’i propozojë komisionerët, për t’i tërhequr më pas ditën e zgjedhjeve, me qëllim për të prishur procesin. Por edhe në rast zbatimi të këtij skenari, Kodi Zgjedhor parashikon  zgjidhje.

Bojkoti në ditën e zgjedhjeve

Pika 8 e nenit 29 të Kodit Zgjedhor, parashikon që kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë se 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Siç vihet re nuk ka asnjë pengese ligjore, nëse një parti e caktuar nuk bëhet pjesë e garës elektorale. Bojkoti është thjeshtë çështje e kësaj force politike në raport me zgjedhësit e saj, por nuk përbën asnjë problem ligjor që të bllokojë zgjedhjet me 18 qershor 2017.

Armando Meta

 

Next Post
Isa Mustafa insiston njohjen e Kosovës prej shteteve myslimane

Isa Mustafa insiston njohjen e Kosovës prej shteteve myslimane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In