• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kodi i ri Penal, krimet e rënda nuk “amistohen” më me gjykim të shkurtuar

by Java News
16/04/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korpusi i ri i ndryshimeve te Kodit te Procedurës Penale ka kaluar jo me vëmendjen e duhur, kjo dhe për shkak të zhvillimeve të fundit politike. Sipas ekspertit të nivelit të lartë, njëkohësisht dhe dekanit të fakultetit të drejtësisë Artan Hoxha, rishikimet do të sjellin një praktikë krejt të re të proceseve penale, por dhe funksionimit të Prokurorisë, e cila tashmë është decentralizuar. Mes shume ndryshimeve është dhe kërkesa per gjykim te shkurtuar. Në jo pak procese persona të akuzuar për krime të rënda kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Por tashmë neni 403 i Kodit të Procedurës Penale ka ndryshuar tërësisht.

“Me ndryshimet që i janë bërë kodit, nuk lejohet gjykimi i shkurtuar për veprat penale që parashikojnë dënim, ndër të tjera edhe dënimin me burgim të përjetshëm. Do të thotë që ata persona që kanë kryer vepra penale të cilat parashikojnë dënim përjetë, atëherë gjykimi i shkurtuar nuk është i aplikueshëm.”-tha dekani i Fakultetit të drejtësisë Hoxha.

Risi të tjera janë dhe elementët e shtuar për seancën e gjykimit paraprak apo dhe dispozitat për marrëveshjen.

“Ne kemi futur dy gjykime të reja të posaçme, që është urdhëri penal për kudravajtjet penale, gjykimi me marrëveshje që përcaktohet përmes prokurorit dhe të pandehurit… mënyra e përfundimit të hetimeve paraprake, që ka të bëjë me futjen e një figure të re, që është gjyqtari i seancës paraprake i cili kontrollon të gjithë veprimtarinë që është zhvilluar nga prokurori dhe nevojës ose jo të kalimit të çështjes për gjykim.”-tha Hoxha.

Për sa i përket debatit mbi rishikimin e vendimeve të pafajësisë Hoxha thotë, se mendimi juridik është i ndarë.

“Europa ka zgjidhje të ndryshme,. Ka shtete që e pranojnë rishikimin e vendimeve të pafajësisë, ka shtete që nuk e bëjnë, duke dashur të garantojën që procesi penal të ketë një fund, që siguria juridike ka rëndësi për vetë procesin dhe shoqërinë…”- u shpreh Hoxha.

Ndryshime rrënjësore ka pësuar edhe Kodi Penal. Mes tyre janë vendimet, te cilat parashikojnë deri ne dy vite heqje lirie, për te cilat tashme do te aplikohet mase administrative gjobe apo dënim alternativ./VizionPlus

Next Post
Statusi i Naftëtarit/ Drafti i Qeverisë, përfitojnë 5 mijë persona

Qeveria jep me koncension blloqet e lira të naftës në detin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In