• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi Penal nuk mund të dhurohet

by Sandër Lleshaj
25/10/2025 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sandër Lleshaj

Kisha krijuar bindjen se projekti i Kodit të ri Penal kishte rënë pas morisë së reagimeve publike dhe institucionale mohuese që pasoi shfaqjen e tij të papritur ndër ne. Por nuk ishte kështu. Rastësisht, më 24 tetor 2025, në televizionin publik ndoqa një pjesë nga diskutimi i njërit prej autorëve të projekt-kodit me disa gazetarë, gjatë të cilës m’u krijua përshtypja se reagimet e deritanishme nuk kanë mjaftuar për të ndaluar këtë projekt qartësisht jo serioz.

Në thelb, kritikat e bëra deri tani kanë qenë shterruese dhe çdo përfshirje në diskutime detajesh është humbje e pakuptimtë e kohës, të cilën nuk dua t’ia marr kot as vetes dhe as lexuesve. Por një ndër gjërat që më bëri përshtypje nga intervista në TVSH ishte vlera financiare e draftit të kodit të ri penal, e cila, sipas vetë autorit, ishte zero.

Në të vërtetë, kodi penal është një ndër dokumentet kryesore të sistemit juridik të Shqipërisë dhe ajo realisht nuk duhet të ngurrojë që të paguajë për të hartuar një vepër serioze prej të cilës varen në një masë të konsiderueshme liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe shumë gjëra të tjera jetike për mbarëvajtjen e shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Shqipërisë nuk i duhet një produkt me vlerë zero, pra i pavlerë, por një produkt i çmuar, i hartuar nga ekspertë të kalibirit më të lartë europian.

Shqipëria që shpenzon për të hartuar dokumenta të caktuar politikë apo strategjikë, Shqipëria ku me të drejtë edhe projektet e shumta të urbanistikës apo arkitekturës mbajnë firma autorësh me reputacion ndërkombëtar, nuk mundet dhe as nuk ka përse të kursejë kaq rëndë sa të kënaqet me një draft të kodit penal që nuk vlen asnjë grosh!

Kodi i ri penal duhet të mbajë autorësi të kalibrit më të lartë ndërkombëtar për shumë arsye të cilat nuk e kanë vendin këtu. Por unë do të ndalem pak vetëm tek njëra prej tyre: tek varfëria ekstreme në fushën e ekspertizës juridike, të cilën vendi ynë e ka të trashëguar.

Shteti shqiptar gjatë tri etapave kryesore të jetës së tij (mbretëri, diktaturë komuniste, demokraci) arriti të krijojë disa trupa të mirëfillta profesionistësh. Kështu u krijuan gjeologët, ndërtuesit, metalurgët, mekanikët, kimistët, elektricistët, agronomët e shumë të tjerë. Këta ishin të detyruar të ishin profesionistë të mirëfilltë. Profesioni i tyre mbështetej në shkenca të sakta që nuk kishin lidhje me diktaturën. Profesionistët e këtyre fushave e paguanin shumë shtrenjtë dështimin profesional. Një mineral i pa zbuluar apo një digë që shembej do të ishin një makth i vërtetë për projektuesit. Ata kishin vetëm një alternativë mbijetese: suksesin real të bazuar në profesionalizimin e thellë.

Krejt ndryshe ishte loja në fushën juridike. Një sistem pa liri, që madje edhe formalisht nuk njihte profesionin e avokatit apo të noterit, prej juristëve të tij kërkonte vetëm besnikëri. Kurrfarë profesionalzimi juridik nuk i kërkohej një prokurori të atij regjimi për të kaluar një akuzë të pa provuar kundër një të pandehuri të pa mbrojtur përballë një trupe gjykuese „popullore“ të paditur.

Ndërkohë që profesionistët e mirëfilltë të Shqipërisë zbuluan dhe shfrytëzuan rezerva gjigande natyrore, ndërtuan diga dhe hidrocentrale madhështore apo kryevepra të tjera si elektrifikimi apo sistemi i bonifikimit, shkolla juridike shqiptare „kulmoi“ me Kushtetutën e 1976-ës, të cilës vështirës mund t’ia gjesh ndonjë simotër në botë. Aq e rëndë ishte varfëria për ekspertë të mirëfilltë të jurisprudencës, sa edhe Kushtetuta e 1998-ës nuk u hartua nga juristë por nga amatorë.

Varfëria e thellë në fushën e ekspertizës juridike vijon të jetë mbizotëruese edhe sot. Në Shqipërinë e sotme është e vështirë të ndeshen produkte më të gjymtuara profesionalisht se sa ato të sistemit të drejtësisë. Mungesa alarmante e një traditë të konsoliduar juridike apo prania e papërfillshme e ekspertëve të shkolluar në shkolla juridike me prestigj ndërkombëtar janë një arsye e mjaftueshme për të pranuar nevojën detyruese për të blerë ekspertizë juridike të nivelit më të lartë dhe për të punuar ndërkohë për krijimin e një trupe të mirëfilltë profesionistësh.

Vendi nuk ka nevojë për arnime por për një rishikim rrënjësor të korpusit të dokumenteve juridikë themelorë, duke filluar që nga Kushtetuta, Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe dokumente të tjerë të këtij rendi. Ashtu sikundër Shqipëria pajton sot personalitete të njohura ndërkombëtare edhe për një resort të zakonshëm turistik, po ashtu ajo duhet të pajtojë dhe të paguajë pa hezitim ekspertët më të mirë që ekzistojnë në Europë, të cilët do të duhet të hartojnë një sistem serioz juridik (jo thjesht e vetëm një kod) për vendin tonë, tashmë në prag të derës së Bashkimit Europian. Më mirë le të vijojmë me këto ligje që kemi, të cilat edhe pse plot probleme, të paktën njihen njëfarësoj, se sa të bëhen aventura të panevojshme që vetëm sa e përkeqësojnë më tej nivelin e kakofonisë, konfuzionit dhe pasigurisë juridike, të rënduar jo pak edhe prej improvizimeve të pa maturuara gjatë reformave në sistemin e drejtësisë.

Ligjet e reja na duhet t’i blejmë aq sa ato të kushtojnë. Vetë nuk mund t’i bëjmë. Thjesht t’i blejmë, mbase po aq thjesht sa blejmë makinat apo projektet.

Në këtë fushë nuk na vlejnë as produktet e lira as dhuratat. Madje, dhuratat apo produktet me vlerë zero në fushën e legjislacionit janë jo vetëm krejtësisht të pa nevojshme por edhe të dëmshme.

Next Post
Ende pa Botox! Modelja e njohur tregon ca sekrete për lëkurën perfekte

Ende pa Botox! Modelja e njohur tregon ca sekrete për lëkurën perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In