• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KODI PENAL/ Fotografoni votën ose merrni para, rrezikoni 5 vjet burg!

by Java News
24/06/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografimi i votës ose pranimi i parave për të votuar për një forcë të caktuar, mund t’iu dërgojë pas hekurave për plot pesë vjet. Ndryshimet që iu bënë Kodit Penal në datën 22 maj, në vijim të marrëveshjes Rama-Basha, kanë ashpërsuar drastikisht masat për të gjithë ata që përfshihen në veprimtari të manipulimit të zgjedhjeve.

Konkretisht, neni 327, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencen e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Neni pasardhës i Kodit Penal, neni 328/b, për korrupsionin pasiv në zgjedhje, parashikon që “pranimi nga zgjedhesi i te hollave, te mirave materiale, ose favorizimeve te tjera ne cilendo forme ne kundershtim me ligjin, per vete ose te tjeret, me qellim per te dhene firmen per paraqitjen e nje kandidati ne zgjedhje, per te votuar ne nje menyre te caktuar, per te marre pjese ose jo ne votime, ose per t’u angazhuar ne veprimtari te paligjshme ne mbeshtetjen e nje kandidati ose partie politike, perben veper penale dhe denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet.” 

Kodi Penal nuk bën dallim midis shumës. Si të pranosh dy mijë lekë të vjetra, si të pranosh 200 apo 2 mijë euro, për ligjin është njësoj dhe dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burg.

 

Ndërkohë, Kodi Penal, neni 328/a, parashikon një penalitet edhe më të rëndë për të gjithë ata që punojnë aktivisht për blerjen e votës. Sipas ndryshimeve në Kod, blerja e votës të çon në burg për 3-7 vjet.

Në këto kushte, të gjithë ata që kanë marrë premtime financiare ose u është kërkuar të fotografojnë votën, bëjnë mirë të tërhiqen, pasi diçka e tillë mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë.

Arrestimi i pesë personave që po shpërndanin para për të blerë vota mëngjesin e së shtunës, është një tregues se këtë herë, autoritetet serioze e kanë marrë seriozisht dhe se kanë vullnetin për të zbatuar deri në fund këtë ligj.

Next Post
Beteja kundër drogës/ Policia e Shtetit nxjerr në terren të gjitha forcat speciale  

Zgjedhjet/ Institucionet e rëndësisë së veçantë dhe selitë diplomatike janë marrë në mbrojtje të përforcuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In