• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kodi i ri Penal do jetë fat për artin!

by Ben Andoni
05/08/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka kohë që arti shqiptar ka rënë në qetësi dhe nuk i druhet aq shumë Kodit Penal. Historia e socializmit është e mbushur me penalitete të ashpra ndaj artistëve dhe, madje disa herë arriti deri në banalitete të shëmtuara. Në fakt, penalitetet nuk munguan dhe në kohën e presidencës dhe mbretërimit të Zogut I. ABC-ja, organi që ngriti Petro Marko në bashkëpunim me disa personalitete në vitet ‘30, mes tyre dhe Branko Merxhani, nuk do e gëzonte as numrin e dytë. Të mendosh se qeveria që ia suprimoi drejtohej nga Mehdi Frashëri, një personalitet i kulturuar dhe shumë kompleks që njihte kufijtë dhe që në fund bashkëpunoi edhe me gjermanët! Asokohe, por më së shumti në socializëm, ishin kaq të shumta rastet e penaliteteve me burg, internime, konfiskime, shmangie nga jeta publike, transferime në vende ku nuk bëhej art dhe përcjellje në punë të rënda, saqë tashmë habitesh për modestinë shpesh të atyre që realisht u penalizuan dhe protagonizmin e një masë tjetër hipokrite kinse të përndjekur që e ka shpikur të shkuarën për të përftuarën të ardhmen. Lista e tyre s’është objekt i këtij shkrimi, por kameleonë si ata kanë kohë që e bëjnë ndohtë vendin me protagonizmin fals dhe përfitimet e mëdha. Nga ana tjetër emrat fatkeq të poetëve të vrarë Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmit, Genc Lekës me poezitë e tyre të kapura që e telendisnin pushtetin; Edison Gjergos që do t’i kujtoheshin në gjyq elementët kubistë te “Epika e yjeve të Mëngjesit” e disa kolegëve të tij; Maks Velos mënyrën sesi ndërtonte por edhe artin me karakter naiv që bënte e shumë e shumë të tjerë, të trondisin sot me përballjen e guximshme me ligjet e një regjimi që e shpallte hapur dhe e mbronte dogmën komuniste. Ismail Kadare do shkonte edhe një hap më tej, pasi do përdori alegorinë për të përballur sfinksin komunist që duket i papërballueshëm dhe si zgjidhja më e mirë dhe e nevojshme. Alegoria te “Pallati i ëndrrave”, botuar  në vitin 1981, përshfaq frikën dhe tmerrin e hapësirës shqiptare ndaj pushtetit dhe misteret e tij. Libri ndalohet por jo forca e alegorisë, me të cilën mbrohet autori dhe arrin të shpëtojë falë zgjuarsisë, por edhe mjeteve të shpëtimit, shpikur prej shekujsh nga letërsia për të shpëtuar pjellat e veta. Në tragjeditë e lashta greke dhe krijimet romake, alegoria ndihmonte për të shpjeguar tema politike me kritika të mprehta ndaj strukturave të pushtetit ose padrejtësitë sociale që ekzekutimin final e kishin normë. Rilindja Evropiane e zgjidhi këtë përballje me pushtetin falë artit të madh të subjekteve të skulpturës dhe pikturës, deri kur erdhëm në kohën tonë, ku arti i karikaturës dhe alegoritë e tij vizuale i folën direkt njerëzve për padrejtësinë e pushtetarëve dhe të zgjedhurve të vet. Paradoksalisht, në artin tonë karikaturik të kohës, nuk ke asnjë tentativë alegorie por edhe tematikë ndaj SHBA-së apo Perëndimit për politikat e tyre shesh të gabuara, por makar dhe Izraelit tashmë genocidal. Të mendosh se deri në vitin ’90 ato ishin aq të hapura për këto tema në një regjim represiv si yni (kuptohet as nuk mund të cikej regjimi), e kupton formimin ende minor të artit dhe përgjegjësinë publike të artistit.

Nuk po flasim për maja alegorike, si romani “Ferma e Kafshëve” e Xhorxh Oruell, e cila me një gjetje të jashtëzakonshme, përdori kafshët për të përfaqësuar shoqërinë e sëmurë Lindore të kohës.

Kjo ishte një hyrje modeste për të treguar zhgënjimin e vazhdueshëm të kohëve të sotme sesa do të flasim për regjime demokratike, sërish elementët e autokracisë moderne, shërbimit verbazi ndaj regjimeve hibride pa elementë kritikë dhe, besnikërisë ndaj liderit, po kapin përmasa të paimagjinueshme dhe deri groteske (disa nga organizatorët e Kodit Penal nuk i dilnin zot për autorësinë materialit të tyre) dhe përsëri jemi të ekspozuar nga të njëjtat simptoma të kontrollit dhe totalitarizmit por tashmë me kostum dhe atlete moderne. Shqipëria e sotme e drejtuar nga Rama i ka të gjitha këto elementë, ashtu si e gjithë administrata e ngrehur për t’i shërbyer me një devotshmëri të shtirur por gjithmonë e më shpesh jo profesionale. Kujto këtu dorëheqjet në grup të drejtorëve të pushtetit lokal dhe zyrtarëve të tjerë për ta kuptuar më mirë argumentin.

Sot, për shkak të zhvillimit të komponentëve të internetit, metodikave të historisë dhe përvojës, artit shqiptar në rast të një aprovimi të këtij ligji do i duhet të mendojë mirë shikimin që do i bëj jetës së bashkatdhetarëve të vet dhe përballjes me individët e pushtetit. Edhe produkti i artit do të futet në shtratin e Prokrustit, ku përmasa reale do jetë ajo që do të dojë udhëheqja dhe tabori i servilëve të saj që rrinë sus para liderit dhe bëjnë të egrin me kritikën, qoftë ajo dhe konstruktive. Arti, këtej e tutje, do ketë nevojë për simbolikat dhe alegorinë për të treguar Shqipërinë politikat dhe rrjedhat ku po shkon ajo. Dhe, ky duhet renditur në një kontribut të madh që ky Kod i ri Penal (nëse do të realizohet në realitet), i jep artit shqiptar që në fakt po vuan nga një anemizëm jo pak i vogël prej mungesës së ideve dhe forcës për të ngjallur mendimin publik. Simbolizmi mund t’i ofrojë koncepte dhe ide, që do jenë të vështira të artikulohen por duken të domosdoshme, ndërsa alegoria mund t’i japë artit shqiptar këtë herë fushë të madhe përdorimi figuracionesh ose veprimeve simbolike të përcjellë mendime dhe kërkesa deri filozofike përballë një ligji që sheh me lupë dhe kritikën më të vogël apo që ka krijuar shumë gjëra evazive, ku individi mund të kapet nga njerëzit e ligjit dhe interpretohet keq fjala e lirë dhe çdo lloj kundërvajtje. Me pak fjalë, kontributi i parë duket mbresëlënës për këtë Kod të ri Penal…të paktën për artin.  (Homo Albanicus)

 

 

 

 

Next Post
Tragjedia e nëndetëses Titan, zbardhet raporti për faktorët kyç që shkaktuan fatalitetin

Tragjedia e nëndetëses Titan, zbardhet raporti për faktorët kyç që shkaktuan fatalitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In