• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodi i ri, ja si rikthehesh në punë nëse ju pushojnë

by
15/09/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodi i ri, ja si rikthehesh në punë nëse ju pushojnë

Punëmarrësit që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit publik nuk do të kenë të drejtë të rikthen në punë. Qeveria ka bërë ndryshime në Kodin e Punës, pikërisht në nenin 146 të tij që përcakton detyrimin e punëdhënësit në rast të largimit të padrejtë të punonjësit të tij nga detyra.

Në ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Punës, mësohet se nga neni përkatës që mbron të drejtën e punëmarrësit është hequr dispozita që i rikthente atë në punë, me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Projektligji aktualisht është duke u diskutuar në parlament.

Nenit 146 të Kodit të Punës i është hequr paragrafi i cili e rikthen punonjësin në detyre dhe është lënë vetëm pjesa ku atij i jepet e drejta e fitimit të një page mujore. Në draftin e mëparshëm është përcaktuar se: “Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme.

Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën detyrohet ti japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike , kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim”.

Por në projektin që është duke u diskutuar në parlament mësohet se është hequr paragrafi i dytë i cili i jep të drejtën punëmarrësit të rikthehet në detyre. Nga ky ndryshim preket një kategori jo e vogël punonjësish, si mësues, infermier, policë, ushtarakë dhe sanitarë.

Redaksia Java News/f.g

Next Post

Raporti i OSBE-së, Veliaj: E vërteta e Argita Berishës si ortakja ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com