• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kodi” i 5 Majit!

by Artan Duka
05/05/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Xh. Duka

Rrota e historisë nuk kthehet pas dhe e ardhmja është në demokraci por, ne i lëmë aq vënd vetes në të ardhmen, po aq sa i japim edhe të shkuarës atë që i takon.

5 maji e plot data e ngjarje historike të luftës dhe punës, nuk janë data e episode që zbehen nga koha por janë të amëshuara si vetë koha, një frymë që na bën e mban bashkë duke qënë rikujtesë për të gjithë. Edhe kur votojmë!

E ka të shkruar humbjen në ballë

Ka një përpjekje nga ana e opozitës për të argumentuar se fryma e PD ishte frymë e shumicës(!) dhe se humbja më 25 prill erdhi nga mirëbesimi i opozitës tek sistemi dhe abuzimi i PS me të.

Sipas tyre, PS vetë nuk pati asnjë meritë, përkundrazi e kishte mbushur kupën dhe nëse Basha ka ndonjë përgjegjësi, ka se besoi se kupa do zbrazej vetë!

PS ka ato të sajat por, nëse krahasohen qeverisjet deri më sot, mes “shiut” të PS dhe “breshërit” me suferinë të PD ku edhe çadra nuk bën punë, merret me mënd se ku vota shkon.

Por ka dhe një arsye tjetër, akoma më madhore, më historike dhe më të qënësishme që bën që PD ta ketë humbjen të shkruar në “ballë” duke mos gëzuar mbështetjen e shumicës në këtë vënd.

Është përdhosja sistematike që ajo i ka bërë vlerave të luftës dhe punës në këtë vënd. Dhe këtë, shumica e votuesve që janë të lidhur ngushtë me këto vlera, nuk e harrojnë!

Data e ngjarje historike si 5 Maji, 29 Nëntori, 24 Maji, Konferenca Pezës etj, kanë magjinë e të bërit një.

Nuk shquhemi për komb fetar, ndonse kemi plot kisha, teqe e xhami por shquhemi për besimin tek liria e sakrifica për të, me të rënët “shënjtorë” të përjetshëm dhe vëndprehjet e tyre “kultet” ku falemi të gjithë me mirënjohje e respekt pakufi.

Liria e sakrifica është “feja” e shqiptarëve, një frymë që gjallon çdo ditë brënda nesh, pa patur nevojë fare për mesha javore e kumbime të përditshme këmbanash e minaresh. Na jep emër, na mban kokën lart dhe na mbush me jetë për më tej.

Së prapthi “kalit” të historisë

Që në fillimet e saj, duke adoptuar një qëndrim antikomunist donkishotesk që përfoli e anatemoi vlerat e luftës dhe ndërtimit, PD iu kundërvu shumicës së shqiptarëve.

Të gjithë dëshirojnë demokraci por në demokraci trashëgimia nuk mund e nuk duhet të futet në një thes. Hipokrizia me 5 majin, demonizimi luftës e punës, përfolja e 29 nëntorit etj ngjarjeve dhe protagonistëve të kohës, e ka nxjerrë sot PD në minorancë sepse vlerat e luftës dhe punës janë vlera të shumicës së shqiptarëve.

PD nuk humbi më 25 prill se i vodhën votat. Nuk mund të vidhet diçka që nuk ekziston. PD humbi e humbet se pas 1992, mori haptazi anën e humbësve historikë. Të atyre që ishin e mbetën pakicë dhe që në emër të antikomunizmit u bënë me okupatorin, grekun, sërbin etj duke iu kundërvënë dëshirës së shumicës së shqiptarëve për liri dhe shtet kombëtar.

Vlerat e vërteta koha nuk i zbeh por vetëm i nxjerr më tej në pah. LANÇ nuk është një ngjarje që bashkë me brezin e lavdishëm të saj por një frymë që na mban gjallë përditë si shoqëri e komb.

Puna e kontributi i brezave në 40 vjet pas lufte nuk është një mall pa zot që mund të lihet nga politika tej si stok por një “metër” përgjegjshmërie e ndjeshmërie ndaj vlerave që beson shumica në këtë vënd.

Antikomunizmi absurd nuk shpie kund. Si çdo sistem dhe çdo periudhë, edhe socializmi pati ato vlera që pati dhe, në mos trashëgohen, respektohen nga shumica e shqiptarëve.

Nuk mund të anatemosh gjithshka të së shkuarës me argumentin e abuzimit e dramave të kohës. Nuk ndodh kjo as me besimin fetar ndonse në emër të fesë janë bërë mizori pafund në histori.

PS ka komplekset e saj ndaj së shkuarës, deri në qëndrime as mish as peshk por gjithsesi në raport me PD mbetet më ekuilibruar dhe më pranë ndjeshmërive të shumicës në vënd.

PD, ndërkohë, stonon në revanshizmin e saj në denigrimin e luftës dhe punës deri me rehabilitime, nën petkun e antikomunizmit, të atyre që iu kundërvunë interesit kombëtar duke bërë duvanë e antishqiptarizmit shekullor në rajon. Dhe kjo prek ndjenjat e shumicës në këtë vënd dhe ajo vendosmërinë e saj për të lejuar mohimin e punës e sakrificës së brezave të tërë, e shpreh kur vjen rasti edhe me votë.

5 maji e plot data e ngjarje të tjera historike nuk harrohen dot sepse tejkalojnë vullnetin tonë. Janë të amëshuara dhe sipër nesh dhe na kujtojnë e rikujtojnë dramën e lirisë duke qënë “kod” udhërrëfyes për të bërë më të mirën në jetë. Edhe kur shkojmë të votojmë.

Next Post
Diferenca në 4 qarqet e mëdha, lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill

Lulzim, bëji një nder PD-së nëse do largohesh: Merri me vete dhe të gjithë maskarenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frontex: Rënie e ndjeshme e emigracionit të paligjshëm drejt BE-së, por Mesdheu mbetet i rrezikshëm

Frontex: Rënie e ndjeshme e emigracionit të paligjshëm drejt BE-së, por Mesdheu mbetet i rrezikshëm

May 15, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

May 15, 2026
Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

May 15, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Drejtësia, “porta e Herkulit” për të hyrë në BE

May 15, 2026
Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

May 15, 2026
Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

May 15, 2026
Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

May 15, 2026
Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

May 15, 2026
Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

May 15, 2026
Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In