• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi i Heshtjes (dhe ai i përbaltjes) së Medias

by A R
16/01/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Naum Mara

Mediat tona nuk ngjajnë me një grup mafioz, por ka një sjellje të tyre të përsëritur,  që të kujton “Omerta” të mafias siçiliane. Ndryshimi qëndron në faktin, që Omerta ndalon bashkëpunimin me policinë dhe organet e hetimit edhe në rastet kur i dëmtuari mafioz ka qënë në prag të humbjes së jetës ose ka humbur njerëz të afërm të tij, kurse “Omerta” e Mediave shqiptare nuk është kundër bashkëpunimit me policinë, por është kundër qëllimit themeltar të tyre – informimit të opinionit publik.

Brenda disa viteve, kanë ndodhur disa aksidente shumë të rënda, që kanë sjellë humbje jetësh dhe heshtje të Mediave. Rasti i gazetarit Peka ishte i fundit, pas atij të drejtuesit të Top Channel Dritan Hoxha.

Të gjithë kanalet televizivë, gazetat, të varura e të pavarura, bile dhe ato, që kanë rubrika thashethemesh, nuk përmëndën, ose u munduan të fshehin praninë e një të aksidentuari të dytë, vajzë, në makinën e gazetarit apo pronarit të gazetarëve.

Po përse ndodh kjo me mediat në Shqipëri?

Për të treguar se janë pushtet i fortë dhe e mbrojnë njëri tjetrin?

Nuk ka gjasa të jetë i tillë, se historia e 25 viteve të shtypit të lirë ka treguar, që shprehja “korbi korbit  s’ia nxjerr sytë“ nuk vlen për mediat dhe gazetarët tanë. Jo rrallë janë përfshirë në sulme me sharje e fyerje ndaj njëri tjetrit duke treguar mospërmbajtje apo mungesë minimale etike.

Po si spjegohet, që një gazetar drejtues i një emisioni investigativ, që dërgon kamera të fshehta lart e poshtë përfshirë këtu edhe ndaj një ministri, që ka shkruar vazhdimisht në shtyp, për të provuar mungesën e integritetit të tij moral, bën ç’është e mundur për të fshehur një devijim moral të shefit të tij të vrarë në aksident?

Kjo është shumë më shumë se përdorimi i standarteve të ndryshme.

Eshtë sëmundje e një media më të prapambetur se shoqëria në të cilën jeton. Ka gazetarë, analistë, drejtues të Mediave(ashtu si ka edhe politikanë e biznesmenë), që nuk e kanë për turp të shkojnë lokaleve, të udhëtojnë jashtë shtetit me të dashurat e tyre(në shumë raste me diferencë të madhe moshe) edhe pse në shtëpi kanë gra dhe fëmijë. Në ta mishërohet koncepti i shoqërisë “maço”, ku nuk mund të konsiderohesh mashkull i rëndësishëm po qe se nuk ke një ose disa marëdhënie jashtëmartesore. Dhe detyrimisht do reflektojnë prapambetjen e një shoqërie me mentalitet “maço”, ku mëkati edhe duhet për tu mburrur, por edhe nuk duhet të dalë në publik zyrtarisht.

Vajzat, viktima të aksidenteve, janë të dënuara të ndëshkohen jo vetëm nga vdekja apo plagosja , por edhe nga heshtja me përbaltje. Askush nuk përpiqet të gjejë në këtë dukuri, një problem të madh të shoqërisë sonë. Atë të diskriminimit të femrave dhe të mungesës së shanseve të barabarta për karrierë.

Shumë vajza, të arsimuara dhe të talentuara, shpesh i gjejnë rrugët e profesionit të mbyllura nga meshkuj të rëndësishëm, që kërkojnë, që karriera të kalojë nëpër shtretërit e tyre. Një pjesë nuk arrijnë t’i shpëtojnë tundimit apo humbjes së shpresës dhe përfundojnë të “damkosura”, ose në rastet ekstreme, si këto të përmendura më lart, të dënuara me turp përjetësisht. Në mbrojtje të tyre, çuditërisht nuk ngrihen as femrat gazetare.

Informimi i publikut ka lindur si përpjekje për të mbrojturit të dobëtit nga fuqiplotët. Kodi i Heshtjes i atyre që duhet të informojnë bën pikërisht të kundërtën. I fundos të dobëtit gjithnjë e më thellë duke treguar me heshtje, se bota ka qënë dhe do jetë gjithnjë e atyre, që janë me pushtetin.

I njëjti “solidaritet” ndjehet këto ditë në përbaltjen e njëri tjetrit në mënyrën “alla Berisha” me të cilën tallen në shkrimet e tyre shumica e gazetarëve të poshtëpërmendur. Me paturpësi gazetari Zheji I bën presion public të mbyllë gojën kolegut dhe ish-pronarit të tij Cili, se mund të nxjerrë “shumë të palara”, një pjesë e të cilave duhet të jenë të natyrës private. Po c’kanë më tepër se kaq mafiozët? Edhe ata fillimisht kërcënojnë se do ju nxjerrin “fëlliqësitë“ dhe më pas i kërcënojnë edhe me vdekje.

Cili nga ana e tij stigmatizon si bllokmenë e punistë Lubonjën dhe Bushatin, ndërsa ky I fundit, pa minimumin e etikës, i kujton Cilit që ka ndruar emrin.

C’farë gazetarie është kjo?

Kujt duhet t’I besojmë se ka integritet dhe nuk është “ i kapur”?

Lista vazhdon me Babaramon që sulmon Pezën jo aq për pasurinë e tij por se ka qënë zar i Klanit dhe dikur në Amerikë nuk dinte të fliste dhe vazhdon me gazetarët e “Syrit”, që se kanë për gjë të fëlliqin çdo koleg, që shkruan kundër “vijës së tyre editorial”.

Shani politikanët të dashur gazetarë! (Edhe ndaj tyre është e mira, të kritikoni më shumë se të shani.)

Të paktën kujdesuni që stërkalat e pështymave mos i hidhni mbi kolegët.

Nëse e bëni i keni hedhur mbi fytyrën tuaj!

Next Post
Ozil: E dua numrin 10 tek Arsenali

FOTOT/ Ozil ka shtëpinë e ëndrrave, kushton 35 mln euro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In