• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodheli titull nderi nga Akademia Bonifaciana në Romë

by
03/07/2015 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes,  Mimi Kodheli, është nderuar me çmimin ndërkombëtar  “Bonifacio VII” dhe titullin e nderit të akademisë ‘Bonifaciana”, me motivacion: “Për impenjimin e madh dhe kontributin kulturor dhe social për realizimin e idealeve, qëllimeve, vlerave dhe arritjeve që kjo akademi çmon”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast  në qytezën e Papëve në Romë merrnin pjesë personalitete të shumtë nga bota kishtare, diplomacia, institucionet civile, ushtarake dhe personalitete politike të vendit.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli vlerësoi lartë punën dhe veprën e Akademisë Bonifaciana për promovimin e vlerave të larta njerëzore mes popujve për një botë më të mirë dhe në paqe. Ministrja Kodheli theksoi se, marrëdhëniet mes dy popujve tanë janë të lashta, të forta dhe shpirtërore.

“Kam nderin të marr në duar çmimin që për herë të parë iu dha një përsonaliteti dhe një njeriu të dashur për të gjithë shqiptarët, Papa Gjon Palit të Dytë. Papa Vojtila, i shoqëruar nga shqiptarja e madhe Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë në vitin 1993 duke sjellë shpresë dhe ngrohtësi për të gjithë ne. Kurrë s’kemi për të harruar imazhet prekëse të momentit kur Vojtila u ul dhe puthi tokën tonë. Tokën tonë aq të vuajtur, të larë nga gjaku i qindra klerikëve që komunizmi nuk mundi t’i thyejë as duke i dënuar me vdekje.  Ato imazhe që bënë xhiron e të gjithë botës e kthyen Papa Gjon Palin e Dytë në njeriun me të dashur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të shprehim mjaftueshëm mirënjohjen për nderin që na u bë. Ne asnjeherë nuk do të mundemi të jemi mjaftueshëm mirënjohës që Selia e Shenjtë nuk na harroi për asnjë çast në lutjet e së dielës. Shqiptarët vleresojnë mbështetjen e jashtëzakonshme të Selisë së Shenjtë ndaj luftës dhe përpjekjeve të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kur Papa Nicholas V dëgjoi për kurajën dhe fitoret e Skënderbeut i dërgoi atij një urim shpirtëror special duke e quajtur  “kampion dhe mburojë e Mbretërisë Kristiane”. Trimëria dhe atdhedashuria e shqiptarëve, diplomacia e mënçur e Selisë së Shenjtë dhe e përfaqësuesve të klerik katolik në Shqiperi ishin elementët bazë të një qëndrese që tejkaloi kufijtë e realitetit dhe u kthye në legjendë. Pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Italia strehoi me bujari familjen e tij dhe mijëra shqiptarë, të cilët u shpërngulën për të shpëtuar nga pushtimi dhe shfarrosja. Ata gjetën këtu shtëpinë e tyre të dytë. Ata, arbereshët, e duan këtë tokë po me të njejtën forcë që paraardhesit e tyre deshën Shqipërinë.

Ne nuk do të mundemi të harrojmë kurrë mikpritjen e popullit italian kur mijëra shqiptarë në vitet 90-të të shekullit të shkuar kaluan Otranton duke u arratisur nga Shqipëria e shkatërruar prej komunizmit. Ju dëshmuat shpirtin e gjërë të një populli të lashtë. Ju përditë e dëshmoni këtë, edhe sot, me përpjekjet tuaja gati titanike për të strehuar ata mijëra të pashpresë që përpiqen të shpetojnë nga ferri i luftes në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm.

Lidhjet tona janë të thella pikërisht sepse ato bazohen në vullnetin e mirë, besimin reciprok, deshirën për paqe, prosperitet dhe siguri. 21 shtatori i vitit të kaluar ishte një tjetër ditë e rëndësishme për ne shqiptarët. Rrugëve të kryqytetit mijëra shqiptar të fesë myslimane iu bashkuan vëllezërve të tyre të krishterë duke shprehur të njëjtin nderim dhe dashuri për Papën Franceso”, u shpreh Kodheli.

Ky është edicioni i trembëdhjetë i Akademisë Bonifacio VII dhe 780- vjetori i lindjes së Papa Benediktit Cajtani.

I ftuar nderi në këtë ceremoni ishte kardinali Francesco Baldisseri, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve , i cili mbajti fjalën përmbyllëse të vitit akademik “Viti i Shenjtë Bonifacio VIII dhe të vitit jubile të mëshirës së Papa Francesco”.

Next Post

Rama për "Financial Times": Nëse BE na refuzon, vjen Islami radikal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

August 20, 2026
Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve lundruese te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur!

Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve lundruese te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur!

August 20, 2026
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

August 20, 2026
Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron jetë në spital pas 9 ditësh

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Vlorë, 3 persona dhunuan barbarisht 50-vjeçarin! Njëri shoqërohet, 2 në kërkim, mister shkaqet

August 20, 2026
Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

August 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

August 20, 2026
Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

August 20, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

August 20, 2026
“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com