• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli rrëfen planet e saj politike. Ja si i përgjigjet pyetjes nëse do të jetë Presidente

by Java News
14/03/2017 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mimi Kodheli flet për katër vitet në Ministrinë e Mbrojtjes, situatën politike në vend, tensionet në rajon, replikën me homologun grek dhe planet politike. Analiza: Pse Shqipërisë i duhet një Presidente?! Mimi Kodheli beson në një botë më të mirë pa armë, e megjithatë është ministrja e parë e  Mbrojtjes në Shqipëri dhe një ndër emrat politikisht më të lakuar për të qenë presidentja e parë grua dhe Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Armatosura.

“Nëse do të flisnim për një qëndrim moral, atëherë bota do të ishte shumë më e mirë dhe thuajse perfekte pa armë. Dhe i qëndroj kësaj ideje. Për ironi të fatit një njeri që është kundër armëve vjen dhe bëhet ministër Mbrojtjeje, e i duhet të merret pothuajse çdo ditë me armët. Gjithsesi arma nuk ka qenë diçka e huaj për mua. Unë i takoj atij brezi që kam bërë zbor…”, thotë Kodheli me MAPO, interviste qe eshte e plote ne kete reviste.

Në një intervistë të gjatë për Revistën Mapo, ajo rrëfen 4 vitet e saj në krye të ministrisë, çfarë gjeti dhe çfarë beson se po lë?! Cilat ishin raportet e saj me gjeneralët?! Gjendjen e ushtrisë shqiptare sot dhe a jemi në gjendje të mbrojmë veten?! “Replika” me ministrin grek të Mbrojtjes dhe situata politike në vend? Në një zyrë të zbukuruar me suvenire ushtarake, Kodheli thotë se është në paqe me atë që ka arritur në politikë dhe se nuk është duke kërkuar të marrë më shumë.

Si një prej 7 grave që drejtojnë ministritë e Mbrojtjes në NATO,  “një rekord”, siç na thotë, ajo është modeste t’i njohë vetes merita të thyerjes së tabuve gjinore. Pranon se në asnjë moment drejtimi i ministrisë nuk ka qenë një çështje gjinie, edhe pse siç thotë duke qeshur “koha e zborit”, e kishte ndihmuar që të mos ndjehej e huaj në poligon.

E megjithatë ajo i dha ushtrisë një fytyrë më civile duke e angazhuar deri në mbjellje pemësh apo pastrim shtretërish lumenjsh, gjëra për të cilat u lavdërua dhe kritikua, ndërsa vijon të besojë në një rol të shtuar të ushtrisë në ndihmën ndaj civilëve sidomos në raste emergjencash. Përndryshe edhe në politikë, megjithëse mbron fort pozicionet e Partisë Socialiste në krizën e fundit, ajo ngulmon në kërkesën për më pak “luftë”.

“Po nuk u zhveshëm, çdo ditë e më tepër, nga pasioni politik i të qenit armiq me njëri-tjetrin ditën e zgjedhjeve, historia e zgjedhjeve do të vazhdojë të jetë një histori e trishtë. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një festë mbarëkombëtare ku fiton ai që është më i mirë dhe ai që është më i besueshëm”, tha Kodheli.  Madje edhe sa i përket zhvillimeve në rajon apo botërore, ministrja e Mbrojtjes është më “e paqtë” se kolegu Ditmir Bushati apo edhe kryeministri Edi Rama edhe pse e vetëdijshme për “lojën” politike mbi Ballkan.

ma.me

Next Post
VIDEO/ “Bleta e zgjedh lulen…”, Batutat e Bashës për kanabisin me tregtarin në Elbasan

VIDEO/ "Bleta e zgjedh lulen...", Batutat e Bashës për kanabisin me tregtarin në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In