• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Regjimi i vizave me Kosovën, gabimi më i madh i BE! Europa ka një problem me të ardhmen, duhet të jemi pjesë…!

by Java News
24/06/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ballkani duhet të jetë pjesë e BE për arsye gjeopolitike dhe nëse dikush në BE s’e ka kuptuar këtë, atëherë ky është një problem”. Kështu u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli. Ajo shtoi se BE duhet ta pranojë Shqipërinë në familjen europiane për të njëjtat arsye sikurse u anëtarësuam edhe në NATO.

“Duhet ta ndajmë për një moment Ukrainën nga Moldavia. Ukraina është në luftë aktualisht, por është një hambar për drithin për kontinentin europian. Moldavia hyn sot bashkë me Ukrainën për një arsye gjeopolitike dhe për këtë arsye që hyri Shqipëria në NATO në 2009, një vend si Mali i Zi hyn në NATO. Nëse dikush s’e ka kuptuar që për arsye gjeopolitike Ballkani duhet të jetë pjesë e BE, do të thotë se Europa ka një problem shumë të madh me të ardhmen, jo me të tashmen. Por situata nuk duhet të na bëjë të humbasim ekuilibrin politik duke qenë eksportues të paqes dhe stabilitetit si shqiptarë. Unë besoj që gjërat mund të ndryshojnë të gjithë lojën politike në Europë dhe ne të përfitojmë” – tha Kodheli për Report TV.

Deputetja socialiste u ndal edhe tek rasti i Kosovës, të cilës Bashkimi Evropian nuk ia ka hequr ende regjimin e vizave. Mimi Kodheli e cilësoi këtë si gabimin më të madh të BE-së në ditët e sotme. Ajo komentoi edhe rastin e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat sipas Kodhelit, nuk i çuan deri në fund disa prej reformave. Kodheli u ndal edhe tek Maqedonia e Veriut, e cila prej 17 vitesh pret çeljen e negociatave.

“Mos të harrojmë se Maqedonia e Veriut kanë 17 vjet që ka marrë statusin e kandidatit dhe kjo është e rëndë. Ne kemi 8 vite dhe na duken shumë. Neve na janë kërkuar reforma, ndërsa Maqedonisë iu kërkua edhe të ndryshojë emrin. Ndërsa gabimi më i madh që mund të ketë bërë Europa, unë besoj se është mos heqja e vizave për Kosovën. Me sa kam unë informacion, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat që i janë dhënë. Ka qenë në gjendje kohë më parë për t’i hequr regjimine  vizave. Por Europa ka edhe problemet e saj që nuk kanë nisur me BREXIT apo me pushtimin e Ukrainës. Për fat të keq përballemi me këtë gjendje të Europës. Duhet të menaxhojmë durimin tonë, por edhe reformat për të cilat kemi aq nevojë. Të mos harrojmë se Rumania apo Bullgaria kanë lënë një hatërmbetje në vendet perëndimore për shkak të mosrealizimit të reformave deri në fund. Është një faj i tyre, por edhe i supervizorëve të tyre dhe ata që i futën në Bashkimin Evropian. Ne bëmë një reformë, sistemin gjyqësor, që është një notë plus dhe duhet të kishim një vlerësim të veçantë” – deklaroi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar komentoi edhe përplasjen mes qeverisë bullgare dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, nuk ekziston asnjë konflikt mes Tiranës dhe Sofjes. Kodheli shtoi se tashmë që parlamenti bullgar i hapi rrugë heqjes së vetos, tashmë është radha e Maqedonisë së Veriut që të shprehet nëse e pranon formulën e presidentit francez Macron.

“Bullgaria na ka mbështetur për proceset integruese. Absolutisht nuk ka një konflikt me Bullgarinë. Por ne duhet të ishim shumë më pak pre e ndjenjave primodiale që shpeshherë dalin këtej pari. Ne jetojmë në një botë të përbashkët me të njëjtat probleme te mjedisit apo sigurie që shqetësojnë këdo njësoj dhe ndaj duhet të jemi më mendjehapur. Parlamenti bullgar ia ka lënë tashmë kryeministrit ta mbullë këtë proces. Formula franceze bëri që parlamenti të vinte në këtë vendimarrje, ndërkohë që pritet një përgjigje edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut nëse e pranon këtë formulë – deklaroi Kodheli./m.j

Next Post
Detajet e operacionit/ “Më duhet të nxitoj se kam familjen me pushime”! Si u kap shqiptari me rreth 24 kg heroinë në Itali

Detajet e operacionit/ "Më duhet të nxitoj se kam familjen me pushime"! Si u kap shqiptari me rreth 24 kg heroinë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

December 7, 2025
Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos

Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

December 7, 2025
Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

December 7, 2025
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

December 7, 2025
Tensione në Azi, avionët luftarakë kinezë drejtojnë radarët ndaj aeroplanëve japonezë

Tensione në Azi, avionët luftarakë kinezë drejtojnë radarët ndaj aeroplanëve japonezë

December 7, 2025
Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar

Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar

December 7, 2025
Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In