• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: PS nuk ‘strehon’ deputetë nga opozita! Lideri demokrat do dhunë në protestë

by Java News
14/03/2019 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli foli për situatën politike në vend, protestën e opozitës dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke komentuar edhe rezulatin e sondazhit të publikuar një emisionin Repolitix një ditë më parë.

Gjatë një interviste në Report Tv, ajo e quajti djegien e mandateve një ngjarje të jashtëzakonshme duke u shprehur se ky është një akt i abuar për shkak se mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve që i kanë votuar.

“Djegia e mandateve është një ngjarje e jashtëzakonshme. Më vjen shumë keq për Partinë Demokratike. Mandati nuk është i tyri por i njerëzve që i kanë votuar. Cdo individ që quhet deputet marëdhënien nuk e ka me kryesinë por me kushtetutën. Më vjen keq që të tjerët që kanë ardhur në parlament quhen tradhtarë dhe janë përjashtuar nga partitë. Kjo nuk është një lojë por një gjë serioze. Opozitarët janë më shumë se të mirëpritur. Shpresoj se do vazhdojnë betejën e tyre politike nga vendi i tyre”, u shpreh Kodheli.

-Nëse nuk pranohen nga PD mandatet që kanë pranuar të futen në Kuvend a do mund t’i bashkohen Partisë Socialiste? Mundet PS që të marrë këto mandate?

“Ne na mjaftojnë votat dhe mandatet tona për ta cuar përpara këtë vend. Nuk është në moralin tonë që të marrin dicka që nuk na takon”, deklaroi ajo duke theksuar faktin se PS nuk do t’i bashkojw votat me deputetwt qw largohen nga partitw e tyre.

Lidhur me sondazhin e publikuar nga Report Tv një ditë më parë i cili nxjerr fitues Partinë Socialiste në disa bastione opozitare, Kodheli përmendi Bajram Currin si një rast konkret kur qeveria socialiste ka sjellë një ndryshim kolosal pavarësisht se kjo zonë njihet si zonë e PD-së.

“Nuk më rri mirë fjala bastion. Në botën moderne ku në duam të shkojmë nuk duhet të ekzistojnë bastionet sepse tregojnë ekstremizim. Do vijë një ditë që disa nga qytetet e Veriut që janë drejtuar më shumë nga PD të mund të drejtohen nga socialistët. Bajram Curri para disa vitesh të jepte idenë e një fsahti të madh ndërsa sot është një qytet i mrekullueshëm dhe kjo falë qeverisë socialiste”, u shpreh Kodheli.

E pyetur nëse PS ka informacione nëse do ketë dhunë në protestën e opozitës, Kodheli u shpreh se lideri demokrat e shpreson diccka të tillë. Ajo tha se opozita ka dëmtuar imazhin e vendit duke paguar që në botë të shkruhet keq për vendin tonë.

“Lideri i PD shpreson që në protestë të ketë dhunë. I ftojnë qytetarët që të tubojnë në bulevard ashtu sicc i ka hije ccdo shqiptari. Tubimi është pjesë e demokracisë.Policia do të jetë në lartësinë e duhur pasi kanë ikur kohët kur dilte tanku në bulevard.

Opozita ka dëmtuar imazhin e vendit. Nga kontaktet që kam pasur me homologët kam kuptuar se ata që janë shokuar nga ato që përfaqësuesit e opozitës kanë thënë atje. Nuk duhet të paguajnë lart e poshtë nëpër botë që të shkruhet kundër nesh. Nuk do të ketë negociator sepse nuk ka negociata të asnjë lloji. Ka vetëm dialog politik”, deklaroi Kodheli.

Next Post
Deputeti i PS: Opozita do ta çojë vendin në destabilitet

Deputeti i PS: Opozita do ta çojë vendin në destabilitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In