• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Pretendimet e Nishanit të pabaza, kur flitet për buxhetin Presidenti s’ka asnjë rol

by Java News
26/11/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit që akuzoi se buxheti për mbrojtjen është në shkelje të ligjit. Sipas Kodhelit, buxheti i caktuar për dikasterin e Mbrojtjes nuk prek detyrimet kushtetuese dhe se është brenda objektivave.

Sipas Kodhelit, “Ministria e Mbrojtjes i ka të gjitha kapacitet për të hartuar buxhetin e saj dhe vazhdon të ndjekë praktikat e mëparshme ku nuk rezulton të jetë konsultuar ndonjëherë institucioni i Presidentit kur flitet për buxhetin”
REAGIMI I PLOTE
“Falenderojmë institucionin e Presidentit për vëmendjen që ka treguar përmes letrës së drejtuar deputetëve të Kuvendit lidhur me draft-buxhetin për vitin 2017. Ashtu siç kemi informuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare gjatë prezantimit të buxhetit të alokuar të Ministrisë së Mbrojtjes, i ribëjmë me dije institucionit të Presidentit si dhe deputetëve të Kuvendit sa më poshtë:

Buxheti i planifikuar për vitin 2017 përfaqëson 1.1 % të prodhimit të brendshëm bruto, ku përfshihen fondi i pagave dhe pensioneve, shpenzime për misione, investime, pensione të ish-ushtarakëve. Ky buxhet në asnjë rast nuk prek arritjen e objektivave tona në fushën e mbrojtjes dhe aq më pak detyrimet kushtetuese dhe angazhimet në NATO.

Ndërkaq, nga negocimi i suksesshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe Italinë, që në 3-mujorin e parë të vitit në vazhdim, FARSH do të jetë 100% i pajisur me armatim të standardeve të NATO-s, objektiv ky që më parë ishte i përcaktuar për t’u arritur në vitin 2019.

Nga ana tjetër, mjetet e rënda të transportit të planifikuara për t’u blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë përgjatë 10 viteve në vazhdim (PAZH 2016-2025), do të mundësohen pa pagesë, falë bashkëpunimit të sipërmendur duke filluar nga janari i 2017. Pa përmendur këtu të ardhurat dytësore që do të vazhdojnë të shkojnë si asnjëherë më parë, ekskluzivisht për modernizimin e FA-ve.

Për vitin 2017, FARSH do të jenë prezente në të gjitha misionet e NATO-s kudo në botë, në dyfishimin e personelit të deklaruar më parë në misionin “RSM” në Afganistan, në dyfishimin e personelit të deklaruar më parë në misionin KFOR, për herë të parë në një mision detar (në detin Egje), si dhe në mbrojtjen direkte të kufijve lindorë të Aleancës. Pa harruar pjesëmarrjen në 2 misione BE dhe prezencën në të gjitha stërvitjet e rëndësishme të Aleancës.
Këto angazhime ushtarake do të mbulohen si asnjëherë më parë nga buxheti i alokuar i 2017-tës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ministria e Mbrojtjes i ka të gjitha kapacitet për të hartuar buxhetin e saj dhe vazhdon të ndjekë praktikat e mëparshme ku nuk rezulton të jetë konsultuar ndonjëherë institucioni i Presidentit kur flitet për buxhetin”.

Next Post
Paditë kundër qeverisë në Strasburg, ja 54 pronarët që fitojnë 10.5 milionë euro

Ish-pronarët, Strasburgut: Të mos ndryshojë mënyra e gjykimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In