Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka marrë pjesë sot në një aktivitet me nxënës të shkollave 9-vjecare të kryeqytetit, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të mundësuar një ditë ndryshe me fëmijët e nënave të dënuara.
Ministrja Kodheli nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook pasditen e rë mërkurës, shprehet: “Fëmijët meritojnë të gjithë të festojnë. E lumtur që bashkë me nxënësit e shkollave 9 – vjeçare të kryeqytetit, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, mundësuam një ditë ndryshe me fëmijët e nënave të dënuara”.
“Uroj të kemi lehtësuar sadopak vështirësitë në të cilën ndodhen këto nëna dhe fëmijë.Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Kodheli. (javanews / r.a)