• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli në takimin “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar”

by A R
04/03/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte e ftuar në takimin prezantues të projektit “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar”, qëllimi i të cilit është të sigurojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e grave në vendin tonë.

Në aktivitetin e zhvilluar në mjediset e Hotel Tirana International ishin gjithashtu të pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd, si dhe përfaqësuese të disa shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave në vendin tonë.

Që në nisje të fjalës së saj ministrja Kodheli foli për rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila siç u shpreh ajo, riafirmon rolin që gratë luajnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

“Nuk mund të fitojmë nëse lëmë jashtë loje gjysmën e ekipit. Ajo çka është thelbësore në arritjen e kësaj sfide është ndryshimi i mentalitetit të shoqërisë dhe vullnetit politik, rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë mbi rolin e gruas në shoqëri si dhe fuqizimi i shoqatave të grave.”- tha ministrja Kodheli, e cila vijoi dukë bërë një panoramë të plotë të rolit, përfshirjes dhe përfaqësimit të femrave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.

“Politikat e ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes për rritjen e përfaqësimit të femrave në FA, shprehen në një sërë dokumentesh strategjikë, ku ne angazhohemi të arrijmë, pse jo dhe të tejkalojmë nivelin prej 15% të përfaqësimit të femrave në FA.

Politika e mbajtjes dhe rekrutimit të femrave në radhët e FA, është një ndër prioritetet e mia në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, kjo e evidentuar edhe në përfshirjen personale në fushatën e rekrutimit. Kam inkurajuar vajzat e reja të bëhen pjesë e FA. Procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e oficerëve për ndjekjen e akademive apo kolegjeve ushtarake janë ligjërisht të barabarta dhe sigurojnë të njëjtat mundësi si për femrat dhe për meshkujt ku procedurat e përzgjedhjes bazohen tek merita.

Në përputhje me specialitetin, edukimin dhe gradën femrat në Forcat e Armatosura i gjen të emëruara edhe në shumë pozicione të cilat më parë mbaheshin nga meshkujt.

7 femra janë në pozicionin e drejtorit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa një grua kolonele shërben si përfaqësuese ushtarake në përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.”- u shpreh ministrja Kodheli që përmendi edhe dyfishimin gjatë këtij viti, të numrit të femrave që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e FA-ve.

Objektivi specifik i projektit “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar”, është fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile dhe garantimi që ato të angazhohen aktivisht për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar që i referohen të drejtave të grave, të tilla si Rezoluta 1325, rekomandimet e së cilës ministrja Kodheli tha se janë përfshirë edhe në kurrikulat e trajnimit për stërvitjet e paradislokimit për misione të personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Projekti “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar” i “Shoqatës së Grave me Probleme Sociale” dhe “Operation 1325”, mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta, do të zbatohet për një periudhë 18-mujore dhe do të shtrihet në qarqet Korçë, Durrës dhe Elbasan.

Next Post

Videolajm/ Në kampet e ISIS, ja si stërviten për xhihad fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In