• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel, dikskutohet për mbrojtjen në Lindje

by A R
14/06/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s ka nisur sot në Bruksel, ku kanë përcaktuar dhe piketat kryesore mbi të cilat do të diskutohet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës. Gjatë kësaj dite, ministrat trajtuan dhe hodhën hapa konkretë mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në veçanti, ata diskutuan mbi konceptin e NATO-s për frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense). Në këtë pikë, u ra dakord mbi vendosjen dhe madhësinë e forcës të përparuar të NATO-s në kufijtë lindor të saj, si dhe vijimi i punës për të shqyrtuar propozimet për të shtrirë këtë vendosje dhe në zonën e Detit të Zi.

Ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli e cila po merr pjesë në këtë takim, nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e vet në ndërtimin e një mbrojtje moderne dhe efikase të NATO-s.

Ministrja shprehu mbështetjen e vendit tonë për vendosjen e trupave në kufijtë lindor të Aleancës ku Shqipëria mbetet e angazhuar të konsiderojë pjesëmarrjen e saj, në të ardhmen. Ajo, gjithashtu, nënvizoi se vendi ynë do të vijojë të luajë një rol aktiv në Aleancë duke mbështetur kontributet në kuadër të Planit të Veprimit të Gatishmërisë Shumë të Lartë.

Tregues i kësaj është fakti se Shqipëria merr pjesë në stërvitjen që sapo përfundoi “Brilliant Jump 2016”, ndërkohë vijon stërvitjen “Anakonda – 16” në Poloni.

Duke u ndalur tek rreziqet dhe sfidat që burojnë nga Jugu i Aleancës, Kodheli theksoi se vendi ynë mbështet hapat e ndërmarrë deri në këto momente, megjithatë, vijoi ajo, ne duhet të krijojmë kushtet më të mira për të kuptuar rrënjët e problemit, ndaj në këtë drejtim vendi ynë po përshpejton përpjekjet për vendosjen në Tiranë, të qendrës së ekselencës së NATO-s kundër rrezikut të luftëtarëve të huaj. Së fundmi, ministri i Mbrojtjes nënvizoi se Shqipëria, si vend aspirant për në BE, është e gatshme të mbështesë çdo axhendë që forcon bashkëpunimin NATO-BE, në Samitin e Varshavës./a.m.

Next Post

De Biasi: Bllokojmë Francën dhe do tentojmë të sulmojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In