• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: NATO të reagojë ndaj retorikave nacionaliste të Serbisë, rrezikohet paqja në rajon

by A R
15/02/2017 19:15
170215e-024

170215e-024

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s, që po zhvillohet në selinë e NATO-s, Bruksel, në datat 15-16 shkurt 2017.

Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Në sesionet e para, ministrat patën një shkëmbim mendimesh në nivel politik dhe strategjik mbi prioritetet që Aleanca duhet të avancojë. Në këtë kuptim, aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense), veçanërisht duke trajtuar situatën komplekse në kufijtë jugorë të NATO-s. Gjithashtu, diskutime pati dhe mbi burimet e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve që i nevojiten Aleancës në mjedisin e krijuar të sigurisë.

Në ndërhyrjet e saj, Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë angazhimet e marra, për një përqasje gjithëpërfshirëse të NATO-s mbi mbrojtjen e aleatëve. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Shqipëria i jep një rëndësi të veçantë dhe mirëpret diskutimin mbi rreziqet dhe sfidat që burojnë nga jugu Aleancës.

Duke vijuar, ajo u ndal në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kodheli kërkoi që Aleanca mos ta harrojë këtë rajon, i cili ka nevojë për mbështetje në vijimin e reformave të gjithanshme, duke përfshirë dhe ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, janë një tregues i brishtësisë së rajonit. Gjithashtu, sipas saj, kjo gjendje po krijohet dhe nga lëvizjet dhe retorika provokuese e Serbisë, si dhe roli destruktiv i aktorëve të tjerë të jashtëm në rajon.

Në këtë prizëm, ajo kërkoi që NATO të vijojë të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke dërguar mesazhe të qarta dhe siguruese për mbajtjen e paqes dhe sigurisë. Misioni KFOR, si një histori suksesi, nuk mund dhe duhet të vendoset në udhëkryq, si rrjedhojë e kësaj situate. Ndaj nevojitet një fokus i dedikuar që ky mision të vijojë të mbetet shtylla e sigurisë për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes kërkoi më shumë mesazhe të qarta për Serbinë, si vend partner i NATO-s dhe inkurajoi më shumë bashkëpunim të Aleancës me BE-në, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Ministrja e Mbrojtjes mori pjesë dhe në takimin e organizuar nga Kanadaja, me vendet pjesëmarrëse në forcën e përparuar të NATO-s, në Letoni, ku vendi ynë do marrë pjesë me personel ushtarak. Ky takim kishte në fokus planëzimin për aterializimin e këtij angazhimi të përbashkët dhe çështje që kërkojnë vëmendje për të ardhmen. Nga ana e saj, znj. Kodheli mirëpriti mbajtjen e këtij takimi koordinues dhe bëri me dije masat e marra deri tani dhe ato të pritshme, të palës tonë. Kështu, ajo theksoi se vendi ynë i qëndron fort këtij bashkëpunimi dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur për dislokimin e forcave, duke iu përmbajtur afateve kohore të rakorduar midis vendeve.

Në ditën e dytë të Ministerialit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë mbi disa elementë të tjerë, në përmbushje të mbrojtjes dhe frenimit të rreziqeve, siç është rishikimi i strukturës komanduese të NATO-s, implementimi i masave në kuadër të Planit të Gatishmërisë për Veprim, Forcës së Përparuar të NATO-s, mbrojtja kibernetike, etj.

 

Next Post
“Balili”/ Artan Hoxha: 8 operacione deri më tani, por pa sukses, ja ku fshihet “Escobari i Ballkanit”

Gazetari Artan Hoxha "zbërthen" grupin e Rinasit: Kush ishte "koka" dhe kush kryente grabitjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In