• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli, medalje mirënjohje për nënkampionen e Evropës, Luiza Gega

by Java News
31/07/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkampionia e Evropës në 3000 m me pengesa, Luiza Gega, ka marrë një surprizë nga kolegët e saj të Policisë Ushtarake dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Nëpërmjet një deklarate për mediat nga ministria e Mbrojtjes sot pasdite, bëhet e ditur se “Ministrja Kodheli dhe efektivët e Policisë Ushtarake kanë vizituar atleten në fshatin turistik të Dardhës ku po stërvitet në prag të Lojërave Olimpike Rio 2016. Me rastin e shpalljes nënkampione e Evropës, pjestarja e Forcave të Armatosura është nderuar nga ministrja Kodheli me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të Forcave të Armatosura, brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Kodheli e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Pendavinji, përgëzoi atleten për rezultatin e shkëlqyer që arriti në Kampionatin Evropian, si dhe i uroi asaj suksese në Lojërat Olimpike Rio 2016. Rekordmenia absolute e Shqipërisë Gega falenderoi kolegët dhe ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen si dhe personalisht ministren Kodheli, e cila siç u shpreh atletja, ka qenë zyrtarja e parë e cila e ka uruar, jo vetëm këtë herë, por edhe për arritjet në aktivitetet e tjera.

Ministrja Kodheli siguroi se mbështetja e ministrisë së Mbrojtjes për nënkampionen e Evropës, do të vazhdojë të jetë maksimale dhe e konsideroi Luizën si përfaqësuesen më të denjë të Shqipërisë dhe FA shqiptare.

Luiza Gega, nënkampionia e Evropës, do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016” që do të zhvillohen nga data 5 deri 21 gusht./atsh/a.k

Next Post

FOTOT/ Faqja shqiptare në 'facebook' që propagandon ISIS

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Bravo Mimi Kodhelit qe vleresoi nenkampionen e European Luiza Gegen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com