• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli ironizon kandidaten e LSI: Të mos merret me Ministrinë e Mbrojtjes se nuk kupton për çfarë flet

by A R
23/06/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja mes LSI dhe PS tashmë mund të quhet e shtrirë në të gjithë vendin. Pasi, nëse deri më tani gjithçka kishte kaluar qetë në qarkun e Kukësit falë dhe maturisë së kandidatëve për deputetë të PS të këtij qarku, ka qënë kandidatja e LSI Selvie Beçaj që ka menduar për këtë qëllim, duke botuar lajme që nuk kanë lidhje me realitetin.

Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes, njëkohësisht dhe kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Kukësit Mimi Kodheli, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste kuksiane, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj, ku pretendohet se ajo po shfrytëzon pozicionin e ministrit për fushatë elektorale.

Kodheli i ka bërë thirje të gjitha atyre grave që mendojnë se dinë se si funksionon puna në Ministrinë e Mbrojtjes, më mirë të mos flasin, pasi nuk dinë ç’thonë.

Ndërkohë që Kodheli ka shprehur keqardhjen për kandidaten e LSI-së për qarkun e Kukësit, Selvi Beçaj, e cila mundohet të arrijë diçka përmes këtyre veprimeve jokorrekte.

“I bëj thirrje të gjitha grave që marrin pjesë në fushatën elektorale edhe kësaj që mer pjesë këtu tek kjo fushata jonë, ta mbajë gjuhën kur bën komente se nuk e ka idenë fare për çfarë po flet! Sigurisht që zoti do t’i falë se shumëkush nuk di çka bën, jam e sigurtë për këtë.

Unë kam shumë e shumë vite që merrem me këtë punë, po bëhen dy dekada dhe besoj që akoma kam mijëra e mijëra miq, mbështetës, shoqe, shokë, motra, vëllezër kudo në Shqipëri që dinë të më vlerësojnë, që më kanë dhënë mbështetjen, që më kanë dhënë votën dhe që do të vazhdojnë të më japin mbështetjen e tyre përmes votës.

Pastaj kur gratë futen nëpër ca punë ministrie Mbrojtjeje, them se është pak e vështirë Ministria e Mbrojtjes, sepse është për pak gra. Kështu që meqë është për pak gra, i ftoj këto gratë të mos merren me Ministrinë e Mbrojtjes se nuk kuptojnë për çfarë flasin”, tha Kodheli

Ky reagim ka ardhur pas një statusi të publikuar në rrjetin social të kandidates së LSI Selvi Beçaj, e cila ka shfrytëzuar lajmin anonim në një portal për të bërë fushatë në ndihmë të LSI-së, në një kohë kur vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet.

Ndërkohë që në prag të heshtjes elektorale, situata bëhet tepër e vështirë në të gjithë vendin, ku kandidatë për deputetë që kanë qëndruar në heshtje deri, në fund të herës bëjnë dhe deklarata të tilla si Beçaj. Pasi mungesën e angazhimit të tyre në politike e kompensojnë, pasi ka kush bën politikë për ta.

Next Post
Vijojnë sulmet ndaj Tahirit, Tavo: Drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht, po dëmtojnë LSI

Çudia e LSI, minoritari Tavo kërcënon dropullitët se do u hiqen dokumentet greke nëse votojnë Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In