• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodheli: FA-të, në të njëtin nivel me të gjithë forcat e NATO-s

by
12/09/2015 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodheli: FA-të, në të njëtin nivel me të gjithë forcat e NATO-s

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë nisur prej disa ditësh stërvitjen “Biza-15”. Kjo stërvitje zhvillohet me situata në fushën e luftimit me pjesëmarrje të Forcës Tokësore, Forcës Ajrore e elementë të KM.

Qëllimi kryesor i kësaj stërvitje është aftësimi dhe testimi i strukturave të komandim-kontrollit, harmonizimi i veprimeve luftarake ndërmjet trupave të luftimit (Combat), trupave të mbështetjes me luftim (Combat Support) dhe trupave të mbështetjes me shërbime të luftimit (Combat Service Support), në përputhje me procedurat standarde, gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit, vlerësimit e analizës së stërvitjes.

Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte sot në Bizë për të parë nga afër zhvillimin e kësaj stërvitje. Znj.Kodheli ndoqi disa aspekte, si qitje me murtajë, operacionin në mësymje, çlirim pengu në një banesë dhe shpëtim të jetës njerëzore në kuadër të emergjencave civile.

Duke iu drejtuar trupave, ministria e Mbrojtjes shprehu kënaqësinë e saj që ndodhej mes 800 trupave, të cilët, sot vinë në këtë operacion stërvitor më të modernizuar, të paisur me pushkën automatik M4, me set personal të standarteve të NATO, si dhe me eksperiencën e dikushme dhe me planet e së ardhmes për të qenë të denjë, ashtu sic jemi të denjë të mbrojmë atdheun tonë të dashur, të jemi pjesë e mbrojtjes kolektive NATO.

“Ju sot demostruat se jeni në të njëtin nivel me çdo forcë të armatosur të gjithë forcave të Armatosura të Aleancës, e krahasuar me këdo ushtar dhe ushtarak që aderon në këtë aleancë të madhe politiko-ushtarake”, nënvizoi Ministrja.

Kjo stërvitje, u shpreh znj.Kodheli, tregon se rritja e kapaciteteve operacionale, bashkërëndimi apo përgatitja qoftë kjo teorike apo në terren nuk mjaftojnë.

Sipas saj, FA-të kanë akoma nevojë të modernizohen, kanë nevojë për një trajnim më të mirë për të mbërritur atje ku kemi vënë pikësynimin tone, të qartë dhe të drejtë, për të siguruar qytetarët tanë dhe territorin e atdheut tonë, të aleatëve, të rajonit dhe për sigurinë mbarëbotërore.

Duke iu referuar problematikave për të cilat FA-të duhet të vijojë të jetë vigjilentë, kreu i mbrojtjes solli në vëmendje kërcënimet që vinë nga jug-lindja e Europës apo edhe problematikën që po përballet Europa kur flitet për qytetarë që largohen nga vendi i tyre duke lënë pas tmerret e luftës.

Rritja e nivelit Operacional të njësive të FARSH, pjesëmarrëse në stërvitje, në kryerjen  procesit të planëzimit sipas standardeve të NATO-s, testimi i komandim-kontrollit në Shtabin e Forcës Tokësore, strukturave të saj të varësisë dhe n/reparteve në përforcim, testimi i procedurave të vendim-marrjes ushtarake, procedurat e drejtimit të trupave, kryerja e planëzimit operacional dhe testimi i kapaciteteve në kryerjen e operacioneve mësymëse (k1b2k, “Trident Juncture 15”), kompaktësimi kolektiv dhe familjarizimi i plotë të b2k me armatimin e ri të lehtë të këmbësorisë, si dhe qitjet luftarake, identifikimi në mënyrë sistematike i mësimeve të nxjerra, përmirësimi dhe aplikimi i tyre për stërvitje e ardhshme, janë disa prej objektivave të kësaj stërvitje e cila përfundon në 17 shtator

Next Post

Rekordi i Ronaldos me fanelën e Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com