• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Emigracioni i paligjshëm, do të vijojë të mbetet një nga sfidat e së ardhmes

by Java News
08/02/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mori pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Vjenë së bashku me takimin e Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i ideve mbi sfidat aktuale lidhur me migracionin, “Western Balkans Route” (Korridori i Ballkanit Perëndimor), gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për menaxhimin e kësaj çështjeje. Ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj në këtë takim nënvizoi rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje me prioritet sepse emigracioni i paligjshëm, siç u shpreh ajo “po bëhet çdo ditë e më shume pjesë e axhendës më të madhe ndërshtetërore mes nesh dhe do te vijojë te mbetet një nga sfidat e së ardhmes.” Ministrja Kodheli i njohu të pranishmit me masat e marra nga Shqipëria nëse do t’i duhej të përballej direkt me krizën e emigrantëve, por edhe me angazhimin konkret tashmë të vendit tonë për të përballuar këtë fenomen.

“Shqipëria merr pjesë me një anije patrullimi me aktivitetin detar të NATO-s në Egje, i cili tashmë është duke bashkëpunuar me operacionin e BE-së “Sofia”, Agjencinë Kufijve të Jashtëm të BE-së (FRONTEX), Greqinë dhe Turqinë në përpjekjet për të ndaluar krizën e emigrantëve dhe refugjatëve.” Ministrja Kodheli gjithashtu solli në vëmendje edhe punën që është bërë për të ngritur në Shqipëri një Qendër Ekselence të NATO-s, për të trajtuar fenomenin e luftëtarëve të huaj, e cila sipas saj, do t’i shërbejë të gjithë rajonit. Gjatë Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Takimit të Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut u diskutuan gjithashtu çështje që kanë të bëjnë me kërkesat për azil nga vendet të cilat nuk janë në BE, si dhe rikthimi i emigrantëve që nuk kanë leje për të qëndruar në Evropë.

ma.me

Next Post
VIDEO+ FOTO/ Luftë brenda fisit, babë e bir plagosin kushëririn për një lavatriçe zhavori

VIDEO+ FOTO/ Luftë brenda fisit, babë e bir plagosin kushëririn për një lavatriçe zhavori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In