• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Depozitova mbi 20 dosje me shkelje të ‘Berishës’, por prokuroria nuk erdhi për të pyetur. Prandaj duhet vettingu

by Java News
25/04/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” në TVSH, ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli tha se ka çuar në prokurori 20 dosje të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkelje gjatë qeverisjes “Berisha”.

Por sipas saj prokuroria nuk ka ardhur asnjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes për të pyetur nëse kanë prova, ndërkohë që prokuroria i ka mbyllur çështjet për mungesë provash.

Kodheli ritheksoi se për këtë arsye e qindra të tjera ku perfshihen ato me kryesoret, Gërdeci dhe 21 janari, është i domosdoshëm vetingu.

Përsa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit ministrja Kodheli tha se Partia Socialiste dëshiron president konsensual dhe pse i kanë votat për ta zgjedhur vetë atë.

E pyetur nëse do të jetë emri i saj si kandidate për presidente, zonja Kodheli tha se ajo nuk është vetëofruar asnjëherë, pavarësisht se mediat e kanë përcjell si vetëofrim deklaratën e saj ku shprehej se në Shqipëri ka shumë burra dhe gra të denjë për president.

Ministrja e Mbrojtjes shtoi se Partia Socialiste nuk ka diskutuar për asnjë emër konkret për president, por vetëm për proces.

Ministrja e Mbrojtjes, njëherësh anetare e forumeve drejtuese të PS-së, Mimi Kodheli, nuk e perjashton, madje e sheh si zgjidhje një koalicion me bazë të gjerë PS-PD.

Megjithatë, ajo thotë se referuar nivelit të demokracisë  në Shqipëri, kjo është një zgjidhje disi e pamundur.

Ajo thotë se koalicioni me bazë të gjerë është karakteristikë e vendeve me demokraci të konsoliduar.

Kodheli nuk e sheh si përpjekje për të goditur LSI-në, por si një zgjidhje për krizën.

Kodheli theksoi se LSI ka një pozicion mjaft të rëndësishem si ekuilibruese e dy forcave të mëdha politike.

Gjatë emisionit “Fol me mua fol me ata”, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli foli dhe për veshjen si ushtarak të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, duke e konsideruar si një gabim dhe pa sens qëndrimin e homologut të saj grek.

“Veshja si ushtarak e tij nuk ka sens, por besoj se ka qënë një sjellje për konsum të brendshëm politik”- tha Kodheli

“E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar qysh atëhere kur doli si ushtarak.

Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar””, vijoi Kodheli.

Pak muaj me parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u shfaq i veshur si ushtarak në kufi me Shqipërinë duke folur me nota kërcenuese.

Ndërkohë, e pyetur mbi mardhëniet Shqipëri-Greqi ministrja Kodheli tha se mardhëniet janë me shumë sesa korrekte, si duhet të jenë dy vende antare të NATO-s

c.a

Next Post
Statusi i Naftëtarit/ Drafti i Qeverisë, përfitojnë 5 mijë persona

NAFTA/ Si po ndikojnë çmimet ndërkombëtare në prodhimin vendas të hidrokarbureve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In