• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli– Carpenter: Shqipëria e angazhuar në misionin e NATO-s

by Java News
10/07/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti sot në një takim pune zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Michael Carpenter.

Ministrja Kodheli shoqërohej në këtë takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Ajo rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë në Task- Forcën e Gatishmërisë Shumë të Lartë, (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF) me një kompani këmbësorie përtej vitit 2018. Në këtë kuadër, ministrja Kodheli e njohu z. Carpenter me stërvitjet e përbashkëta në të cilat Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë pjesë kohët e fundit.

Një tjetër temë e takimit ishte edhe angazhimi i Shqipërisë në misionin e NATO-s Resolute Support, për të cilin ministrja Kodheli shprehu vendosmërinë e vendit tonë për vijimin e këtij kontributi, madje duke e dyfishuar pjesëmarrjen në këtë mision. Kontingjenti shtesë i paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan pritet të shërbejë në Herat nën komandën e Forcave të Armatosura italiane.

Gjithashtu, ministrja Kodheli e njohu Carpenter për pjesëmarrjen e Shqipërisë me një anije në operacionin e NATO-s në Detin Egje, në mbështetje të Frontex, agjencisë së BE për ruajtjen e kufijve.

Të dy personalitetet diskutuan për situatën e sigurisë në Siri dhe Irak dhe përpjekjet që koalicioni ndërkombëtar, ku bën pjesë edhe vendi ynë, po bën kundër Daesh.

Situata në rajon, ishte një tjetër pikë e diskutimeve. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan iniciativat e përbashkëta të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Kodheli theksoi se Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi në Kuvend Protokollin e Pranimit të Malit të Zi në NATO, duke treguar kështu frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe duke mbështetur politikën e dyerve të hapura të Aleancës.

Znj. Kodheli e njohu zyrtarin e lartë amerikan me hapat e mëtejshëm që Shqipëria po ndërmerr për ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, si dhe vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) në Tiranë, që nëpërmjet projekteve të shumta, ndihmon në trajnimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Vizita e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Michael Carpenter vjen menjëherë pas mbylljes së punimeve të Samitit të NATO-s në Varshavë dhe në kuadër të vizitës që ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland po zhvillon në Tiranë

Next Post

Reforma/ Rama Nuland: Maxhoranca e hapur për konsensus, mirëpret çdo ofertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In