• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodet e linçimit publik të Altin Dumanit nga Berisha e Meta!

by Ylli Pata
19/08/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sulmi, apo më mirë më thanë masa e fyerjes ndaj kreut të SPAK, është një letër lakmusi për të analizuar opozitën. Konkretisht, ndajshtimet ”kriminel” e ”hajdut” i thonë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në kushte normale, do të quheshin pjesë e ”fjalës së lirë”.

Por në momentin që kur e thonë janë njëkohësisht pjesë e hetimit nga SPAK, janë në konflikt interesi, e besueshmëria e tyre, së paku është poshtë 40 përqindëshit.

Pra me fjalë të tjera, Berisha e Meta e kanë sulmuar SPAK, pasi prokuroria speciale ka nisur hetimet ndaj tyre. Edhe sikur ta kenë të qepur me argumente ata të dy, por edhe avoketërit e tyre televizivë, nuk ngjisin. Sepse e gjitha ka ardhur pas hetimit. Fundja, nëse janë në rregull, edhe sikur të ketë hetim, do dalin pa lagur. Por gjithsesi kjo është pjesë e një diskutimi që tirret prodhon lesh pa fund.

Thelbi është se çfarë duan të përcjellin Sali Berisha dhe Ilir Meta me tonet e larta dhe sharjet e rënda ndaj Altin Dumanit? Të cilat, duhet thënë, nuk janë qëndrime politike të opozitës. Por ka një gjë se në këtë rasrt, askush nga opozita nuk i ka kontestuar qëndrimet anti-SPAK.

Kodi është i qartë. Si PD ashtu edhe PL nëpërmjet krerëve të saj, çdo hetimi të SPAK ndaj krerëve të tyre i quan nul. Përndryshe çdo hetim ndaj kundërshtarëve i quant ë pathelluara se duhet të shkojnë më tej.

Normalisht, Altin Dumani si kreu i SPAK ndjehet komod sepse e gjithë politika nuk është komode ndaj hetimeve të tij. Por nuk mund të jetë homologe një e ekuzuar se ka marrë rryshfet një arkë peshku në arrest shtëpie me një person që ka 19 kulla. Por sërish kjo është një logjikë që varet nga SPAK dhe Gjykata Speciale.

Kur kemi autoritete të larta që sulmojnë një institucion që është bazik tashmë si SPAK, që merr shantazhe të përditshme, dikush duhet të flasë në emër të tij, natyrisht jo prokuroria speciale. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nuk e bën ai? Të flasë presidenti i Republikës? Ka frikë? Atëherë i takon mazhorancës!

Next Post
Dokumentari i TF1: Shqipëria, Eldoradoja e turizmit evropian!

Dokumentari i TF1: Shqipëria, Eldoradoja e turizmit evropian!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Toleranca e SPAKU t per fyerjet nga Meta dhe Berisha eshte e papranueshme dhe ligjerusht dhe moralisht . Drejtesia nuk fyet kudshdo qofte

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In