Mesa duket Kodak i duhet te ecë me hapa më të shpejta në mënyrë që të jetë më pranë me nevojat që kërkon shoqëria.
Për këtë arsye kompania vitin që shkoi provoi të krijonte telefonin e zgjuar kodak IM5, duke bërë kështu qe kur dëgjojmë për Kodak të mos mendojmë vetëm aparate fotografike siç jemi mësuar prej vitesh.
Kodak ka vendosur të mos dorëzohet, në një fotografi mjaft ngacmuese së fundmi ka dhënë lajmin e mirë që kompania po përgatitet për lëshimin e një telefoni tjetër të zgjuar që do të prezantohet në 20 tetor.
Nuk dihet asgjë specifike rreth këtij telefoni të ri te zgjuar.
Duke qënë se Kodak është e fokusuar më së shumti në imazhet fotografike mendohet se do të sjellë risi të reja te cilat janë të përqendruara tek fotografimi.
Megjithatë na duhet të presim,Kodak mund të befasojë./krokodili/a.k