• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçi ‘shpërthen’ ndaj Metës: Përdori dekorimin e Meidanit për të sulmuar qeverinë, prania e Berishës dhe Bashës hipokrizi

by A R
19/08/2020 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika të forta në adresë të presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit dy ditë më parë i ka akorduar ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-Presidenti Bujar Nishani, etj.

Por në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe zoti Koçi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, theksoi se Meta përdori Meidanin për të mbledhur opozitën.

“Meta, nderin që i takon Meidanit e komprometoi duke mbledhur kryesisht individë anti-Rama. Basha ç’punë kish aty psh”, shkruan ai.

Ndërkohë edhe dy ditë më parë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka hedhur akuza në adresë të presidentit Ilir Meta, pas sulmeve të këtij të fundit ndaj qeverisë, që sipas tij, është përgjegjëse për bllokimin e qytetarëve shqiptarë në pikat doganore me Greqinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi u shpreh dje se kreu i shtetit është një mjeran dhe sipas tij, u mërzit shumë që çështja e emigrantëve u zgjidh.

“Meta, i sikletosur që s’ka trafik në Kakavijë. Ditët me trafik i sollën lumturi politike”, shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka përshëndetur përmes një statusi në rrjetet sociale largimin e atasheut ushtarak turk kolonel, Sakir Cumhur Somer, të cilit i akordoi në emër të qeverisë shqiptare një medalje mirënjohje.

“Atasheu ushtarak turk kolonel Sakir Cumhur Somer largohet nga Shqipëria. Një certifikatë mirënjohjeje në emër të ministrit të Mbrojtjes. Turqia partner strategjik i Shqipërisë. S’ka munguar në asnjë rast fatkeqësie të na gjendet pranë”, shkruan ndër të tjera ditën e djeshme në statusin e tij në rrjetet sociale, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

/a.r

Next Post
Çeçen, laluc, malok, katundar…

Çeçen, laluc, malok, katundar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In