Në mbledhjen e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe Politike të Asamblesë Parlamentare të Detit të Zi, PABSEC, e mori fjalën edhe kryetari i delegacionit të Kuvendit në PABSEC, Petro Koçi, i cili mes të tjerash i bëri thirrje Serbisë të njohë përgjegjësinë për aktin terrorist të 24 shtatorit në territorin e Kosovës.
“Njohja e kësaj përgjegjësie, – vijoi Koçi, – është kusht për vijimin e dialogut dhe paqen e sigurinë në rajon”. Njohja e kësaj përgjegjësie, tha ai, “është kusht për vijimin e dialogut dhe paqen e sigurinë në rajon”.
Ndaj qëndrimit të deputetit Koçi, kryetari i delegacionit serb reagoi me një notë proteste drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PABSEC, në të cilën përsëriti qëndrimet e njohura të Beogradit./m.j