• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kobra ishte në Kosovë”, Vuçiç: Të tjerët duan të copëtojnë Serbinë

by A R
14/04/2024 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Aleksandar Vuçiç, Serbia ka një synim, pajisjen e ushtrisë me armatimet e fundit. I pranishëm në ceremoninë e Ditës së Detashmentit të Policisë Ushtarake, Kobra, Vuçiç premtoi forcim të ushtrisë dhe paga më të larta për ushtarakët. Njësia famëkeqe Kobra është njësia më efektive ushtarake e Serbisë, e cila shpesh herë ka kaluar edhe kufijtë e saj në drejtim të Kosovës. “Kobra është e vetmja njësi ushtarake me përgjigje 100 për qind në vitin 2022, kur pritej një sulm ndaj popullit serb në Kosovë. Atje ishte ‘Kobra’ ata provuan vlefshmërinë e tyre”, tha Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç vuri në dukje se Serbia ndodhet midis një vorbulle gjeopolitike dhe fajësoi vendet perëndimore se kërkojnë të copëtojnë Serbinë.

“Flamuri nuk duhet të bjerë kurrë në duart e armikut, ashtu si as një pëllëmbë nga toka jonë. Sot nuk është e lehtë të jesh pjesëtar i ushtrisë, aq më pak pjesëtar i njësisë Kobra, që hesht por është vrasëse, ata flasin pak, por bëjnë shumë. Vendi ynë ndodhet në mes të një vorbulle gjeopolitike, e shtypur më fort se kurrë nga ata që do të donin të copëtonin territorin, nga ata që do të gjenin fajtorin për të gjitha gabimet e tyre”, theksoi Vuçiç.

Serbia sipas Vuçiç është vendosur në një qoshe dhe në çdo moment mund të reagojë. Lideri serb përforcoi atë që prej kohësh përflitej, gatishmërinë e Serbisë për të krijuar trazira në vendet përreth. Vuçiç përpiqet të justifikojë qëndrimin serb me atë të një vendi nën kërcënim dhe në rrezik copëtimi. Vuçiç tha gjithashtu se i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe ka folur me tepër rezolutën për Srebrenicën.

Gjithashtu Vuçiç tha se Serbia ka marrë të gjitha masat dhe ka dërguar letra për të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës për të penguar pranimin e Prishtinës në atë organizatë.

“U shkrova gjithsej 14 letra të ndryshme liderëve evropianë, kryesisht letra të personalizuara. Iu drejtova secilës duke pasur parasysh rrethanat dhe marrëdhëniet specifike që kemi. Në një mënyrë atyre që e njohin Prishtinën dhe në një mënyrë tjetër atyre që nuk e njohin Prishtinën”, vijoi më tej presidenti serb.

Theksojmë se Kosova është kandidaturë potenciale për tu anëtarësuar në organizmin më të rëndësishëm të Europës të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Këshillit të Europës.

/a.r

Next Post
Ndalohet peshkimi për 65 ditë, zbulohet arsyeja

Konflikti gjatë peshkimit degradoi deri në djegien e divanit, arrestohen 2 vëllezër në Dimal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com