• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Të detajohet marrëveshja Rama-Basha

by Java News
18/05/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka reguar me ane të një deklaratë për marrëveshjen e arritur mes kryeministri Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Ndër të tjera KVV përgëzon liderët për arritjen e marrëveshjes, ndërsa kërkon detajimin e saj, pasi i shërben interesave të qytetarëve.

Deklarata e KVV:
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë përgëzon vullnetin e shprehur nga Kryetari i mazhorancës, Rama dhe ai i Opozitës, Basha në arritjen e dakortësisë midis tyre, duke evidentuar edhe njëherë se falë dialogut dhe vullneteve konstruktivë arrihet të shmangen edhe ndasitë apo divergjencat më antagoniste.

Koalicioni nxit dy liderët kryesorë të vendit që nëpërmjet detajimit të kësaj marrëveshje të shënjohet njëkohësisht edhe fundi i krizave institucionale, të lindura dhe të zgjidhura në rrethin e ngushtë të lidershipit politik.
Rasti i krizës së fundit politike risolli edhe njëherë në vëmendje se mos fokusimi në adresimin efektiv dhe real të nevojave qytetare prej klasës politike, lë vend për mendësi kundërvënie të natyrës asgjësuese ndaj alternativave dhe mendësive ndryshe, të cilat, në mungesë edhe të perspektivës institucionale dhe gjithëpërfshirjes së tërë aktorëve, përfundojnë si kauza të personalizuara dhe aspak demokratike.

Sfida primare, lidhur edhe me procesin zgjedhor që pritet të mbahet, duhet të jetë ndërtimi i një kulture dialogu gjithëpërfshirës me protagonistë vendimmarrës vetë qytetarët.
Procesi zgjedhor që pritet të zhvillohet duhet të ndërtohet mbi gjuhën e alternativave konkrete ndaj qytetarëve, larg intimidimit dhe formave të korrupsionit zgjedhor.
Mbajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm përfshin jo vetëm 12 orëshin e ditës së votimit, por ndërtohet nëpërmjet mendësisë që pushteti qeverisës buron nga qytetari dhe është në shërbimin e tij.

Në përfundim, Koalicioni sjell në vëmendje se mirënjohje për arritjen e kësaj dakortësie i takon edhe përfaqësive të huaja në vend dhe partnerëve ndërkombëtarë, që në vijimësi dhe me këmbëngulje, vazhdojnë të asistojnë demokracinë shqiptare. Një asistencë që shkon përtej nxitjes së një procesi shtetformues demokratik, dhe vazhdon të mbetet ende si garancia e fundit siguruese e konfliktit politik vendas, përgjatë të cilit kapacitetet dialoguese të shoqërisë civile nuk njihen apo janë të përjashtuara./a.ç

Next Post
Për çfarë janë marrë vesh?

Zbardhet marrëveshja/ Lind qeveria "Big Mc Alister"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In