• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni, Vasili-Majkos: Pandi, ke mosinformim për çështjet e koalicionit

by Aalison Pearse Stevens
30/07/2016 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me prononcimin e deputetit të PS-së, Pandeli Majko, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së.

pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus. Ai ka duke nënvizuar se “Pandi ka mosinformim për çështjet e koalicionit”

Deklarata e plotë e z. Petrit Vasili 

Jo se e kam zakon të reagoj pas çdo prononcimi të çdo deputeti, por në respekt të miqësisë dhe raportit personal me z. Majko dua të ndaj me të dhe me publikun disa të vërteta të domosdoshme. Nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së dhe z. Meta. Jam i bindur që z. Majko nuk është i informuar, që në tavolinat e nivelit të lartë të koalicionit që nga dita e parë kur kjo reformë filloi të hartohej edhe deri në miratimin e saj në mesnatën e 21-22 korrikut, qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për të pasur një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus.

Ky qëndrim i z. Meta nuk ka lëvizur asnjë presje edhe në çdo takim me përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë, pasi ka ekzistuar një bindje e patundur që çdo votim i njëanshëm do të shfrenonte konfliktin politik, do të vriste dialogun politik dhe do të aksidentonte seriozisht procesin e integrimit. LSI si forcë bashkëpunuese dhe jo përjashtuese ka qenë dhe do të jetë e vendosur për t’iu kundërvënë politikës së konfliktualitetit që minon procesin e integrimit evropian si dhe që imponon nxjerrjen e opozitës jashtë institucioneve.

LSI ka qenë një forcë shumë korrekte në raportet e saj me koalicionin dhe ky qëndrim ka qenë i qartë edhe në tavolinat e nivelit më të lartë të koalicionit, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të komunikimit ku unë kam qenë i pranishëm edhe personalisht.
LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së. Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PS-në para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që Partia Socialiste, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit evropian, pasi ekzistonte shqetësimi i madh se në rast se koalicioni PS-LSI nuk do të arrinte 84 vota, Berisha do të bënte të njëjtën gjë duke penguar procesin e integrimit evropian të vendit. Gjithashtu, është vendi të kujtoj se edhe koalicioni me PD-në në vitin 2009, i cili u krijua, pas përjashtimit nga PS të çdo mundësie të bashkëpunimit politike me LSI-në, u krijua vetëm me një qëllim për të siguruar stabilitetin e vendit dhe për të bërë liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, falë të cilit shqiptarët gëzojnë mundësinë për të lëvizur si qytetarë të barabartë në Evropë, duke bërë realiteti kështu një ëndërr të parealizueshme për dekada të tëra.

LSI mbajti një qëndrim të prerë ndaj Berishës kur u kërkua të miratohej një ligj që kishte të bënte me NATO-n, por që nuk e kishte miratimin e saj. Dhe LSI kushtëzoi qëndrimin në koalicion me PD-në, duke frenuar miratimin e këtij ligji me qëllimin moscenimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë besoj akoma që z. Majko bën pjesë në atë plejadë socialistësh që nuk e kanë harruar kredon: të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet. Pikërisht për këtë arsye konsensusi i realizuar mesnatën e 21-22 korrikut ishte prova e bindjes tonë se duhet bërë një shtet i fortë dhe që e besojnë të gjithë shqiptarët. Për reformën në drejtësi 91% të shqiptarëve shpreheshin se e donin atë. Miratimi me 140 vota shpreh dëshirën e 100% të shqiptarëve për të qenë më të bashkuar dhe për të pasur një shtet më të fortë dhe një drejtësi të pavarur e të besueshme nga të gjithë.

Në funksion të realizimit të këtij konsensusi që 100% e shqiptarëve duan ka qenë edhe komunikimi me PD-në si forca kryesore e opozitës, por besoj se Pandi më shumë se kushdo tjetër socialist në kuptimin më të mirë të fjalës ka qenë një “fanar ndriçues” në këtë drejtim, pasi ai vetë e ka cilësuar të domosdoshëm këtë edhe kur komunikonte me Berishën e parë, ashtu edhe me Bashën e fundit për Asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, pasi besoj që edhe Pandi edhe unë ndajmë të njëjtin mendim që çështjet e mëdha të shtetit, që u takojnë të gjithë shqiptarëve i detyrojnë të gjithë shqiptarët që i përfaqësojnë politikisht të komunikojnë mes tyre.

Unë e vërej të qartë mosinformimin që Pandi ka për çështjet e koalicionit megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformuese, që u realizua mesnatën e 21-22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z. Meta dhe gatishmëria e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamentare për çështje të koalicionit besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI-së në bashkëpunimin e saj politik do jetë e pandryshuar sikurse dhe gatishmëria për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë.

ma.me

Next Post

(FOTO) Brenda burgut më të tmerrshëm në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In