• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni si film i parë

by Dritan Hila
01/03/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Me një ceremoni e cila përpiqej të risillte atë të prillit 2013 kur Rama dhe Meta firmosën koalicionin që do të largonte Berishën, Kryemadhi dhe Basha firmosën marrëveshjen për aleancë kundër Ramës.

Spektaklit dukej që i mungonte talenti i regjisorit dhe në vend të përfaqësuesve të së majtës evropiane që ishin para tetë vitesh në Shkodër si noterë të marrëveshjes, këtë radhë ishte Gaz Bardhi, Tit Vasili dhe nëpunës të tjerë të dy partive.

Kohët evoluojnë por pas 8 vitesh ky koalicion i ri ku në vend të PS është PD, vetëm i ri nuk duket.

Basha nuk ka fantazinë e Ramës dhe as lidershipin e tij. Në tetë vite nuk ia doli të ikte nga sqetulla e Berishës. E shumta që mund të thonë dashamirësit e tij, përfshirë Berishën, është cilësimi si djalë i urtë. As Kryemadhi nuk ka lidhje me Metën dhe prerjen e tij. Edhe ajo ka pasojat e rritjes në hijen e bashkëshortit. Ndërsa Meta vetë, bashkë me peshën duket se ka humbur edhe lëngun politik.

Garnitura është po ajo. Ose ndryshe, koalicioni: Dulja që s’dihet sa grekë përfaqëson; Shpëtimi që nuk di sa çamë e votojnë; Mediu që nuk di sa republikanë ka në radhë; Duka që ende nuk ka ndezur partinë pas tetë vitesh në garazh; Ndoka dhe kristianët e tij që aq sa janë nuk dinë nga të shkojnë më parë; dhe Dash Shehi që shikon sesi po tretet Tirona nën peshën e jabanxhinjve e bashkë me ta është vota e tyre.

Ata aty kanë qenë gjithmonë. Dhe dy herë rresht kanë humbur përpara makinerisë së majtë e cila ka një vit që vaiset dhe i shtrëngohen bulonat për një fitore të tretë. I ka futur në radhë Edi Rama i cili për herë të tretë do iu tregojë që nuk ka nevojë as për Metën dhe as për aleanca që të fitojë. A do ia dalë?

E gjitha ngjan me një film të parë. Është ai filmi ku garojnë një kalë i bardhë dhe një kalë i zi dhe dy spektatorë që e kishin parë disa herë filmin, prapë vazhdonin e vinin bast njëri për kalin e bardhë dhe tjetri për të ziun. Dhe tifozi i kalit të zi që humbte, i thoshte shokut të tij që tallej dhe i thoshte sesi nuk kishte vënë mend pasi filmi nuk ndryshonte: E di por këtë radhë i ziu më dukej më në formë.

/dritare.net

Next Post
VIDEO / ‘LSI blen votat e demokratëve’, kur Basha betohej: S’do të ketë kurrë qeverisje PD-LSI

VIDEO / 'LSI blen votat e demokratëve', kur Basha betohej: S'do të ketë kurrë qeverisje PD-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In