Mazhoranca ka nisur paraditen e sote takimin konsultativ në ambientet e vilës qeveritare në ish-Bllok.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga deputetët Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi janë parë të ecin në këmbë nga ambientet ku po zhvillohej konfresi i Internacionales së Rinisë Socialiste drejt Vilës Nr.30.
Më pas, takimit i janë bashkuar kreu i Kuvendit Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Takimi vjen pak minuta para mbledhjes së Byrosë së Kuvendit e cila do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e tre deputetëve të PD, kërkesë kjo që lidhet me ngjarjet e djeshme në Kuvend.